Rajoni Juglindor
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Kushtet Natyrore
RedaktoKy artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Rajoni Juglindor shtrihet në jug të luginës së Shkumbinit të Mesëm dhe arrin deri në Leskovik. Ai ka pozitë gjeografike shumë të përshtatshme për zhvillim ekonomik sepse lidhet me rrugë automobilistike dhe hekurudhore me rajonet e tjera të vendit.Gjithashtu, nëpërmjet rrugëve automobilistike ai lidhet me rajonet e tjera shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, me shtetet e tjera fqinje dhe me vendet e tjera më në lindje.Ky rajon ka ndërtim të larmishëm gjeologjik, me të cilin lidhen pasuritë e shumta minerare si : minerali i hekur-nikelit, minerali i hekur-kromit, nikel-silikatit dhe bakrit. Në këtë rajon gjenden edhe qymyrgur, lënde ndërtimi të shumta e të larmishme etj.
Relievi ka shtrirje të madhe në drejtim vertikal (nga 200m deri në lartësinë 2523m në Gramoz).Ai përbehet nga male, gropa,fushëgropa dhe lugina, të cilat ndërthuren e ndërpriten me njëra-tjetrën.Gropat, fushëgropat dhe luginat lidhen me pragje, qafa dhe gryka, nëpër të cilat kalojnë rrugë automobilistike.Malet formojnë dy vargje kryesore : vargjet perëndimore dhe lindore.
I pari (perëndimori) fillon te gryka e Shkumbinit në veri dhe me ndërprerje, vazhdon deri në afërsi të Leskovikut në jug. Në veri të tij ngrihen malet e Polisit dhe të Shpatit, që në jug bashkohen në malin e Gurit te Zi, të Gurit të Topit dhe të Valamares. Në vazhdimin jugor shtrihen njëra pas tjetrës malësia e Voskopojes, ku ndodhet fshati klimaterik me të njëjtin emër, malësia e Vithkuqit dhe e Kolonjës, me reliev shumë të copëtuar.Vargu i dytë (lindori) në veri fillon me masivin e madh malor të Shebenikut, i pasur me mineral hekur-nikeli dhe kromi.Pas ndërprerjes në gropën dhe liqenin e Ohrit, vargu vazhdon me Malin e Thatë. Midis fushëgropës së Korçës dhe luginës së Devollit të Sipërm shtrihen malet e Moravës dhe më në jug të tyre lartësohet mali i Gramozit, me reliev të copëtuar dhe kullota të shumta.Fushëgropat dhe gropat e formuara nga fundosjet tektonike kanë shtrirje më të madhe se në të gjitha rajonet e tjera. Midis tyre dallohen :
Fushëgropa e Korçës, më e madhja dhe ndër fushat më të rëndësishme të Shqipërisë, ndodhet rreth 850m mbi nivelin e detit. Dallohet për relievin e saj krejt të rrafshët. Pjesën veriore të saj e zinte këneta e Maliqit, që u tha artificialisht në vitet e para pas çlirimit te vendit. Ajo ka tokë shumë pjellore dhe është shumë e populluar. Në te ndodhet qyteti i Korçës dhe ai i Maliqit, si dhe shumë fshatra.
Fushëgropa e Përrenjasit shtrihet midis malit të Shebenikut dhe malësisë së Mokrës, rreth 600m mbi nivelin e detit. Për shfrytëzimin e saj bujqësor u desh bonifikimi dhe sistemimi i saj. Qendra më e madhe e banuar është qyteti i ri i Përrenjasit.
Gropa e Pogradecit shtrihet në jug dhe në perëndim të liqenit te Ohrit, 700m mbi nivelin e detit. Pas bonifikimit të pjesës lindore dhe sistemimit të saj, është kthyer në një fushe pjellore. Këtu ndodhet qyteti i bukur dhe turistik i Pogradecit.
Gropa e Prespës së Madhe shtrihet në lindje të Malit të Thatë dhe vazhdon edhe jashtë kufijve politike të Shqipërisë. Është e përbëre nga gëlqeroret, në te cilët është shume i zhvilluar procesi i karstit.
Gropa e Kolonjës, mbi 1000m mbi nivelin e detit, shtrihet në jug të fushëgropës së Korçës. Sipërfaqja e saj është e copëtuar nga degët e lumit të Osumit. Qendra me e madhe e banimit është qyteti i Ersekës.Luginat kanë përhapje të madhe. Midis tyre dallohen : lugina e Shkumbinit të Sipërm shtrihet midis malit të Shebenikut në lindje dhe vargut Polis-Valamare në perëndim. Dallohet për relievin tepër të thyer dhe grykat e shumta. Është e pasur me mineral hekur-nikeli. Qendra me e madhe e banuar është qyteti i Librazhdit.
Lugina e Devollit te Sipërm shtrihet në lindje të maleve të Moravës, mbi 900m mbi nivelin e detit. Në hyrje të saj ndodhet fusha e Bilishtit, me toka pjellore, si dhe qyteti me të njëjtin emër.
Klima dallohet për ndikim të dukshëm kontinental, që shprehet në dimrin e ashpër dhe me ngrica. Në gropat dhe në fushëgropat bien pak reshje. Dëbore bie në të gjithë rajonin, por në lindje dhe në lartësi të maleve ka rastisje shume më të madhe. Me rritjen e relievit ndeshet klima malore. Në gropa dhe fushëgropa, rreshjet mesatare vjetore janë të pakta, 650-800mm.
Hidrografia, në krahasim me rajonet e tjera, është me e varfër në lumenj, ndër të cilët më kryesoret janë rrjedhjet e sipërme të Shkumbinit, Osumit dhe të Devollit dhe me një rrjet përrenjsh. Rajoni është i pasur me liqene të mëdha (i Ohrit,i Prespës së Madhe dhe i Prespës së Vogël), me rëndësi ekonomike, turistike etj, si dhe me shume liqene akullnajore në disa kreshta malesh (Valamare, në Shebenik, në Gramoz etj).
Tokat janë më shumë pjellore në fushëgropat dhe pjesërisht në gropat e luginat dhe të varfra në shpatet e maleve të përfshira nga erozioni. Dallohen përgjithësisht tokat e kafenjta dhe të murrme pyjore.
Bimësia përbëhet kryesisht nga dushqet, mjaft të dëmtuara, nga shkurret mesdhetare kryesisht gjetherënëse, nga pyjet e ahut e të halorëve dhe nga kullotat alpine në lartësitë e maleve.Rajoni Juglindor ka pozitë dhe kushte shumë të përshtatshme natyrore për zhvillimin e tij ekonomik : pasuri të shumta natyrore, reliev të larmishëm, në të cilin dallohen sidomos fushëgropat, gropat dhe luginat me toka të shumta për bujqësinë ; klime të përshtatshme për drithëra, panxhar sheqeri, zarzavate, foragjere, mollë, kumbulla etj. ; hidrografi të pasur me liqene dhe bimësi kryesisht dushqe.
Popullimi i Rajonit Juglindor
RedaktoRajoni Juglindor ka popullim shume te hershem. Ne shekullin e fundit popullsia e këtij rajon është shtuar me ritme te ngadalshme. Ne mënyre te veçante kjo dukuri është e theksuar ne rrethet Korçe, Kolonje, Devoll dhe pjesërisht Pogradec. Ne disa zona, si Voskopoja, Vithkuqi etj. ka pasur pakësim te popullsisë se tyre. Ne këto zona mbizotëron popullsia me moshe te madhe. Shtimi i vogël i popullsisë është i lidhur me largimet jashtë vendit para vitit 1945 dhe pas vitit 1992, me largimin e popullsisë ne rajonet e tjera te vendit dhe ne përgjithësi me numrin me te pakte te lindjeve. Ne te njëjtën,kohe ka edhe rrethe si ai i Librazhdit dhe disa zona fshatare me lindje me te shumta.
Dendësia e popullsisë dhe shpërndarja e saj gjeografike Dendësia mesatare e popullsisë është 75 banore për km². Kjo dendësi ndryshon nga 17 banore për km ne zonat malore deri ne mbi 200 b/km² ne fushëgropën e Korçës e ne luginën e Devollit, ku ka kushte me te përshtatshme për jetese. Ne fushëgropën e Korçës popullsia u rrit sidomos pas bonifikimit te saj. Ne drejtim te zonane malore zvogëlohet numri dhe madhësia e vendbanimeve. Kohet e fundit popullsia e tyre është zvogëluar shume, aq sa disa fshatra gati janë shpopulluar.
Qendrat e banuara fshatare te Rajonit Juglindor, ne përgjithësi, janë te përqëndruara, madje disa prej tyre kane edhe planimetri te rregullt (fshatrat e fushëgropës se Korçës, luginës se Devollit, gropës se Pogradecit etj.), kurse ne rrethin e Librazhdit ka edhe fshatra te shpërndara, ne te cilat banesat janë vendosur larg njëra-tjetrës.
Popullsi fshatare dhe qytetare
RedaktoEdhe ne ketë rajon mbizotëron popullsia fshatare, që zë rreth 70% te popullsisë, kurse, pjesa tjetër banon ne qytete. Përqindjen me te larte to popullsisë qytetare e ka rrethi i Korçës kurse me te uleten, rrethi i Librazhdit.
Shtimi natyror i popullsisë qytetare është i ulet. Dallohet Korça dhe Erseka. Rritja e popullsisë se qyteteve është e lidhur me shume me ardhjen e popullsisë nga zonat fshatare malore. Popullsia fshatare dhe sidomos ajo qytetare ka tradita te pasura kulturore, që kane ndihmuar ne zhvillimin e kulturës mbarëkombëtare. Pet t’u përmendur janë përpjekjet për arsimin dhe shkollën shqipe (ne Korçe u hap shkolla e pare shqipe me 7 Mars 1887). Rajoni ka tete qytete : Korça, Pogradeci, Librazhdi, Prrenjasi, Bilishti, Maliqi, Erseka dhe Leskoviku. Nder to me kryesoret janë :
Korça është qyteti me i madh i rajonit dhe nder qytetet me kryesore te te gjithë Shqipërisë. Ndodhet rreth 850 m mbi nivelin e detit. Është qendër e rrethit dhe e prefekturës me te njëjtin emër. Ai është vendosur ne rreze te kodrave që ndodhen ne perëndim te maleve te Moravës. Me pas qyteti u shtri ne drejtim te fushës. Korça i ka fillimet e veta ne kalanë e shekullit te XV. U rrit shume shpejt si një qendër qytetare pas renimit te Voskopojes. Ne te u zhvillua tregtia dhe zejtaria. Ne fillim te shekullit XX Korça ishte një nga qendrat me te rëndësishme ekonomike, tregtare dhe kulturore te te gjitha trevave shqiptare. Edhe me vone Korça u zgjerua dhe ne te u zhvilluan disa dege te rëndësishme te industrisë, sa ajo tekstile, ushqimore, inekanike, elektrike etj. Ajo është një qencler e rëndësishme kulturore dhe arsimore.
Pogradeci ndodhet rreth 700 m mbi nivelin e detit, në buzën jugore te liqenit te Ohrit. Është bashki dhe qendër e rrethit me te njëjtin emër. Është ngritur ne një vendbanim te lashte. Qyteti u zgjerua sidomos ne dhjetëvjetëshat e fundit si një qendër e industrisë se drurit, e industrisë ushqimore etj. dhe sidornos si qendër turistike. Për bukurinë e veçante, klimën e shëndetshme, tradzten e pasur te gatimit dhe mjedisin e pastër, ai pëlqehet shume nga pushuesit vendas dhe te huaj.
Bilishti, Librazhdi dhe Erseka janë qendra te rretheve përkatëse dhe përbejnë bashki. Ato janë edhe qendra ekonomike sidomos për industrinë ushqimore. Maliqi dhe Përrenjasi u shndërruan ne qytete me zhvillimin e industrisë ushqimore (sheqerit) tek i pan dhe te mineralit te hekur-nikerit tek i dyti. Rajoni Juglindor ka popullim shume te hershem. Për shkak te largimeve te shumta dhe te shtimit te pakte natyror, popullsia e tij është rritur mepak se ne disa rajone te tjera. Ka dendësi mesatare te popullsisë. Pjesa me e madhe e saj jeton ne fushëgropat, gropat dhe luginat. Ne fshat banon rreth 70 % e popullsisë. Dallohet për tradita te pasura kulturore. Ka tete qytete, nder te cilat me te rëndësishmet janë Korça dhe Pogradeci.
Ekonomia e Rajonit Juglindor
RedaktoMjedis i përshtatshëm për zhvillimin e bujqësisë ne fushëgropa, gropa dhe lugina. Tharja e kënetave bonifikimi sistemimi i shtretërve te lumenjve dhe sigurimi i ujitjes artificiale i kthyen fushëgropat e Corkës, te Përrenjasit dhe gropën e Pogradecit ne zonat me pjellore jo vetëm te rajonit, por edhe te te gjithë vendit. Edhe ne disa zona te tjera, (gropa e Kolonjës, lugina e Devollit te Sipërm etj.) sistemimi i tokave dhe sigurimi i ujitjes artificiale rriten aftësitë prodhuese te tokave bujqësore. Edhe ne shpatet e luginës se Shkumbinit te Sipërm, te kodrave dhe te maleve u hapen toka te reja, te cilat shume shpejt u dëmtuan nga erozioni, prandaj prodhimi bujqësor ne to nuk pati sukses.
Ne prodhimin e përgjithshëm bujqësor te Republikës se Shqipërisë Rajoni Juglindor zë një nga vendet kryesore. Ne prodhimin e përgjithshëm bujqësor te rajonit vendin kryesor e zë dega e bujqësisë, por përqindja që ajo zë ne ketë prodhim, ne vitet e fundit po zvogëlohet vazhdimisht si rrjedhim i rritjes se prodhimit blegtoral. Ne pjesën me te madhe te tokave te punueshme janë kultivuar me bimët e arave, veçanërisht drithëra, ne te cilat dallohet gruri, mishri, sidomos ne fushëgropat, gropat dhe ne luginën e Devollit te Sipërm. Ne tokat e punueshme te lartësive kultivohet edhe thekra. Nga bimët industriale është kultivuar me shumice panxharsheqeri (ne fushëgropën e Korçës, ne luginën e Devollit te Sipërm) dhe dugani, didomos ne rajonet kodrinore përreth fushëgropës se Korçës.
Sipërfaqja e mbjelle me bime te arave dhe me bime industriale ne vitet e fundit është pakësuar, sepse ato janë zëvendësuar me bime te tjera, sidomos me foragjere, që përdoren si ushqim për blegtorinë, dhe perime e patate. Nder kulturat e drunjta dallohen mollët e kumbullat sidomos ne fushëgropën e Korçës, ne gropën e Pogradecit dhe te Kolonjës, ne luginën e Devollit etj. ; qershia dhe arrat ne luginën e Shkumbinit, ne Leskovik etj. ; gështenjat ne rrethinat perëndimore te gropës se Pogradecit ; ureshtat ne zonën e Pogradecit, Librazhdit etj.
Gjedhet japin prodhimin me te madh te produkteve blegtorale. Ata janë përqendruar me shume ne fushëgropat, gropat dhe ne luginën e Devollit, kurse nga te imëtat dhente mbarështohen ne zonat fushore dhe kodrinore dhe dhite ne ato malore (ne malësinë e Vithkuqit, Kolonjës, Mokrës etj), ne gropën e Prespës etj. Kushte te përshtatshme për zhvillimin e industrisë Këto kushte lidhen me pasuritë e shumta natyrore te rajonit, me mundësitë e shumta te lidhjeve brenda dhe jashtë vendit, me fuqinë punëtore mjaft te kualifikuar etj. Gjenden këto dege te industrisë : energjetike, minerare, e drurit, ushqimore, e veshjeve etj. Industria energjetike. Siç thamë, ky rajon është shume i pasur me qymyrguri, i cili është nxjerre ne shume miniera, si ne Mborje-Drenove, ne Alarup, ne Petrushe, ne Lozhan, ne Dardhas, ne Bezhan etj. Aktualisht, për mungese investimesh, shumica e këtyre minierave nuk punojnë.
Industria minerare ka peshe te rëndësishme ne industrinë e këtij rajoni, ku ndodhen minierat e mineralit te hekur-nikelit ne Pishkash, Përrenjas, Xixillas, Gur te Kuq etj. ; te nikel-slikatit ne zonën e Bilishtit; te mineralit te kromit ne Katjel etj. dhe te bakrit ne malësinë e Vithkuqit. Industria e drurit është e lidhur me shfrytëzimin e pyjeve ne zonën e Gërmenjit, Voskopojes, Sopotit, ku ndodhen dhe stabilimentet e sharave, me fabriken dhe punishtet e përpunimit te lendes se drurit ne Pogradec, Korçe, Bilisht etj. Industria ushqimore përpunon produktet bujqësore dhe blegtorale. Dallohet industria e sheqerit ne Maliq e prodhimit te pijeve alkoolike dhe freskuese ne Korçe, Librazhd, Pogradec etj. Industria e lehte përfaqësohet nga industria e veshmbathjes ne Korçe, ne Pogradec etj., ku prodhohen veshje te gatshme; nga fabrika e lekureve dhe e kepuceve ne Korçe etj. Industria e lehte, ne kushtet e ekonomisë se tregut, ka prirje te zhvillohet me ritme te shpejta. Artizanati ne ketë rajon ka tradita te lashta. Dallohet sidomos zona e Korçës, Kolonjës, Pogradecit dhe Devollit ne përpunimin e leshit, gurit, drurit, metaleve etj. Transporti përbehet nga transporti automobilistik dhe ai hekurudhor (deri ne Pogradec). Peshën me te madhe e ka transporti automobilistik,i cili, nëpërmjet Qafës se Thanës, Tushemishtit, Gorices dhe nëpërmjet grykës se Kapshticës, është i lidhur edhe me vendet fqinje. Turizmi ka kushte optimale për zhvillim. Ne ketë rajon mund te zhvillohet turizmi blu ne brigjet e liqenit te Ohrit dhe te Prespës se Madhe ; turizmi i gjelbër ne zonat fshatare, që kane tradite te pasur te mikpritjes dhe nivel te mire kulturor te popullsisë. Oferta e pasur natyrore, pozita shume e përshtatshme gjeografike, traditat e pasura, niveli i mire kulturor i popullsisë krijojnë kushte për zhvillimin e bujqësisë, industrisë, artizanatit, transportit dhe te turizmit.