Ralph Lauren
Ralph Lauren (shqip:Ralf Loren), lindur Ralph Lifshitz 14 tetor 1939 në New York City, është një projektues amerikan veshjesh dhe drejtues biznesi, i njohur për markën e tij të veshjeve Polo Ralph Lauren, dhe për biznesin e tij shumë-miliardë dollarësh. Ai është bërë i njohur edhe për koleksionin e tij të makinave të rralla, disa nga të cilat janë shfaqur në ekspozitat muzeale. Që nga shtatori 2012, Revista Forbes e vlerëson pasurinë e tij në 6.5 miliard dollarë, gjë që e bën Ralf Loren personin e 162-të më të pasur në botë.
Fëmijëria dhe arsimimi
RedaktoRalph Lauren ka lindur në Bronks, Nju Jork, SHBA me emrin Ralph Lifshitz. prindërit e tij ishin emigrantë hebrej ashkenazi, nga Pinsku, Poloni (tani Bjellorusia). E ëma quhej Fraydl Kotlar dhe i ati Frank Lifshitz, një bojaxhi.
Lauren vazhdoi Kolegjin Baruch (Baruch College) dhe më vonë MTA (tani i njohur si Marsha Stern Talmudical Academy), mbasi përfundoi Shkollën e Mesme DeWitt Clinton në vitin 1957. Më MTA Lauren njihej nga shokët e klasës për shitjen e kravatave nxënësve të tjerë.
Ai e ndryshoi mbiemrin e tij nga Lifshitz në Lauren kur ai ishte 16 vjeç.
Karriera
RedaktoRalf Loren shkoi në Kolegjin Baruch, ku ai studioi të biznes dhe e la shkollën pas dy vitesh. Nga 1962 në 1964 ai shërbeu në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe mbas kësaj punoi për pak kohë për vëllezërit Brooks (Brooks Brothers) si ndihmës shitës para se të ikte për tu bërë shitës për një kompani kravatash. Në vitin 1966, kur ai ishte 26, ai ishte i frymëzuar të projetonte një kravatë të gjerë të stilit European që ai kishte parë të kishte Douglas Fairbanks Jr., por ideja e tij u kundërshtua nga kompania ku ai punonte me arësyetimin se një kravatë e tillë nuk do të blihej. Ai u largua për të krijuar kompaninë e tij duke punuar nga një dhomë në ndërtesën Empire State, duke marrë rrecka dhe duke i kthyer ato në kravata. Ai ua shiste kravatat dyqaneve të vogla në Nju Jork, deri sa Neiman Marcus, i bleu atij rreth 1200 kravata.
Në vitin 1967, me mbështetjen financiare të prodhuesit të veshjeve në Manhattan, Norman Hilton, Lauren hapi një dyqan kravatash ku ai shiste kravatat e krijuara prej tij, nën etiketën "Polo". Më vonë ai mori të drejtën për të përdorur markën Polo nga Vëllezërit Brooks. Në vitin 1971, ai zgjeroi linjën e tij dhe hapi një dyqan Polo në Rodeo Drive në Beverly Hills .