Ramë Beka
Krah i djathtë dhe shok e mik i ngushtë i Avdyl Durës, si në ngjallje ashtu edhe në vdekje, i mbeti besnik përjetë Ramadan Bektesh Vogliçi, i njohur shkurt në popull me emrin Ramë Beka. U lind më 1892, në fshatin Gërlicë e Epërme të Kaçanikut, ku edhe sot jetojnë pasardhësit e tij.Rridhte prej një familjeje të varfër fshatare, e cila merrej kryesisht me blegtori e bujqësi Rama ishte djalë shtatgjatë, flokëthinjur, i cili bante plis,vishej me tirç e xhurdi, shokç Lahore e opinga, duke e ruajtur traditën e veshjes shqiptare të kësaj ane.[1]