Ramadan Martini
Ramadan Martini ish-mundësi dhe peshëngritës shqiptar. Lindi në Tiranë në vitin 1931, ai ka dhënë kontribut të çmuar në sportet e peshëngritjes dhe mundjes, si lojtar, trajner, mësues shkollash dhe punonjës në Federatat Sportive.
Në vitet 1949-1957 është shpallur 7 herë kampion kombëtar në mundje, dhe 5 herë kampion kombëtar ne peshëngritje, duke hyrë në elitën e këtyre sporteve. Ramadan Martini ka mbaruar studimet për specialitetin e mundjes dhe peshëngritjes në Varshavë të Polonisë, ndërsa në vitin 1967 është diplomuar edhe në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë
Ka punuar për një kohë të gjatë për trajnimin e brezave të rinj në sportet e mundjes peshëngritjes dhe boksit. Ka qenë trajner i ekipeve të ndryshme të mundjes deri në vitin 1973, ndërsa më pas ka shërbyer si gjyqtar. Për kontributet e tij në sport është vlerësuar me disa tituj si Mjeshtër i “Merituar i Sportit në Mundje dhe Peshëngritje ““Nder i Sportit Shqiptar” urdhri “Naim Frashëri”. U nda nga jeta më 6 nëntor 2018.