Ramiz Rama (1938-2015) aktor shqiptar. Lindi në Shkodër. Mbaroi shkollen e lartë për aktorë “Aleksander Moisiu”*, më 1963, dhe filloi punë në teatrin “Migjeni”* të Shkodrës, derisa doli në pension. Ka luajtur mbi 90 role, shumë syresh të dyta, por edhe kryesore, si dhe role të antagonistëve. Aktrimi i tij dallohej për tone të forta, temperament dhe një frymë ballafaqimi e konflikti të ndezur në trajtimin e dialogut. Tipare të tilla janë manifestuar në interpretimet që ai ka bërë në shfaqjet "Cuca e maleve", "Djem të mbarë", "Shpartallimi", "Baca i Gjetajve" "Çmurosja", "Ftesë nga larg" etj. Interesante ishte figura e Mbretit Blu në dramën "Gjaku i Arberit" e Fadil Krajës, regjisor Serafin Fanko, e cila u ndertua përgjithësisht në dy rrafshe: në ato të vrazhda e nevrotike me Palin dhe në ato të zymta dhe të ngrysura me të bijën. Ndër arritjet më të suksesshme të tij ka qenë interpretimi i rolit të Bektash Shkozës në dramën "Fytyra e dytë" e Dritero Agollit, me të cilin, falë një qasjeje të thuket satirike ai nënvizoi anën megalomane, cinike, brutale e ambicioze të personazhit, sikundër bëri përpjekje, ndonëse më pak të realizuara, edhe në ravijëzimin e dyzimit që e karakterizonte këtë personazh. Ka interpretuar edhe në 6 filma artistike si: "Një natë pa dritë", "Flaka e maleve", "Të paftuarit", "Kur hapen dyert e jetës", "Bregu i ashpër" etj. Ramiz Rama ishte një aktor me një diapazon të gjerë të timbrit të zërit, por që kurrë në jetën e tij dëshirat e realizimeve artistike nuk u përputhën me dëshirat e tij aktoriale. Gjatë viteve të fundit, Ramizi e kemi parë si aktor teksa interpretonte rolin e babagjyshit të Vitit të ri, në mbrëmjet tradicionale të fëmijëve. [1] [2]


Referime

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2020. Marrë më 24 shtator 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ https://aktoretshqiptare.info/2018/07/03/ramiz-rama-938-2015/[lidhje e vdekur]