Raqi Qirinxhi
Raqi Qirinxhi (1913– 1944) ka qenë mësimdhënës, Mësues i Popullit[1] [2] dhe dëshmor i Luftës ANÇ nga Korça. [3]
Biografia
RedaktoRaqi Qirinxhi lindi në Korçë, ku kreu dhe Liceun Kombëtar (francez) më 1936. Vijoi studimet në Francë, ku u diplomua mësues për lëndët matematikë dhe fizikë. Në vitin 1940 ndoqi degën e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Torinos. Më 1941 u kthye në atdhe dhe u emërua profesor i lëndëve fizikë dhe matematikë në Liceun e Korçës. Raqi Qirinxhi qe një nga pjesëmarrësit më aktivë të Lëvizjes ANÇ në qytetin e Korçës dhe zonat e fshatrave Rëmbec, Terovë, Pendavinj etj., pastaj komisar i çetës partizane të patriotit Riza Kodheli, intendent i Shtabit Operativ të Qarkut të Korçës. Ra në krye të detyrës gjatë Operacionit fashist të Dimrit (11 janar 1944). Emrin e tij e mban një nga shkollat e mesme të arsimit të përgjithshëm (ish- Liceu Kombëtar) në qytetin e Korçës.[3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Osmani, Shefik (1983), Fjalor i pedagogjisë, Tiranë: Shtëpia Botuese "8 Nëntori", fq. 583-584, OCLC 17442147
- ^ Municipality of Korçë. "Liceu Francez i Korces". Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2010. Marrë më 17 mars 2011.
- ^ a b Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 3. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 2185. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.