Rasti Fotografia e Titos
Rasti Fotografia e Titos ishte aksion taktik i Doktrinës së shenjtë serbe gjatë viteve të para pas vdekjes së Titos dhe pas Rastit Revolucion-Kundërrevolucion.
Ky aksion ka qenë më tepër indirekt që kryesisht është zbatuar nga vetë shqiptarët. Me fillimin e demonstratave të 81-it fillojnë edhe ndjekjet penale dhe paralel me të futja e pasigurisë në popull. Pasiguria e krijuar është përdorur nën pretekstin "fyes i Titos - fyes i Jugosllavisë - kundërrevolucionar". Nën këtë pretekst janë ndjekur penalisht persona të ndryshëm, në raste edhe kur ju ka ndodhur pa dashje të thyhej portreti i Titos i varr në mure të çdo dhome zyrtare. Aksioni ka qenë më tepër ndjellje e frikës, pasi që është shprehur më shumë në shkolla ku nxënësit kishin frikë se mos ndodhë me fotografinë e Titos (prezent në çdo libër shkollor) në librat e tyre. Si pasojë e kësaj ka pasur edhe ndëshkime të nxënësve dhe përjashtime të mësimdhënësve.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |