Razip Baçi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Razip Baçi ka lindur në Tërbaç të Vlorës më 5 shkurt 1935. Shkollën e mesme e kreu në Teknikumin e Naftës në Kuçovë, kurse studimet e larta në Institutin Shtetëror të Naftës e Gazit "GUBKIN" në Moskë, në Fakultetin e Mekanikës(1957-1961).
U kthye në Shqipëri dhe për 40 vjet punoi në industrinë e naftës e të gazit, pothuaj në të gjitha vendburimet tona, në detyra si teknik, inxhinier, drejtor, shef seksioni në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit e deri kryespecialist në Ministrinë e Energjetikës, ku qëndroi rreth 12 vjet. Gjashtë vjetët e fundit punoi në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Minierave në Tiranë, në detyrën e zv.drejtorit. Më pas pensionist i nderuar në Tiranë. U nda nga jeta më 19 qershor 2019.
Botime
Redakto- Mbi krahë emocionesh : poezi - 2014