Referendumi për pavarësinë e Katalonjës, 2017

referendum për pavarësi në Katalonje, 1 Tetor 2017

Qeveria rajonale e Katalonjës ka vendosur një referendum mbi pavarësinë katalanase për 1 tetor 2017.[1]

Harta e Katalonjës

Ky referendum u thirr për herë të parë në qershor të 2017 dhe u miratua nga parlamenti katalanas në një seancë më 6 shtator 2017 së bashku me një ligj që thotë se pavarësia do të ishte e detyrueshme me një shumicë të thjeshtë, pa kërkuar një pjesëmarrje minimale.[2]

Partitë e opozitës refuzuan të marrin pjesë në seancë dhe u kanë bërë thirrje votuesve të tyre që të bojkotojnë votimin, me përjashtim të Catalunya Sí que es Pot që abstenuan por mbështetin pjesëmarrjen.[3]

Gjykata Kushtetuese e Spanjës e shpalli referendumin si ilegal më 7 shtator 2017.[4] Qeveria spanjolle po përpiqet të parandalojë pyetësorin sepse Kushtetuta Spanjolle nuk parashikon një votim mbi autonominë e një Komuniteti Autonom. Nga ana tjetër, lëvizja katalunase e pavarësisë e bazon qëndrimin e saj mbi të drejtën e vetëvendosjes së popujve.

Rezultati i votimit

Redakto
90.09% 7.87% 2.03%
Po Jo Bosh
Zgjedhja Votat %
Po 2,020,144 90.09
Jo 176,565 7.87
Votat boshe 45,586 2.03
Totali 2,242,295 100
Votat valide 2,242,295 99.11
Votat jo valide 20,129 0.89
Votuesit total 2,262,424 100
Votuesit e regjistruar / Pjesëmarrja 5,343,358 42.34
Burimi: Generalitat of Catalonia

Referime

Redakto
  1. ^ Jones, Sam (9 qershor 2017). "Catalonia calls independence referendum for October". The Guardian (në anglisht). ISSN 0261-3077. Marrë më 9 qershor 2017.
  2. ^ Jones, Sam (10 shtator 2017). "Catalans to celebrate their national day with independence protests". Theguardian.com (në anglisht). Marrë më 18 shtator 2017.
  3. ^ "Les bases de Podem Catalunya donen suport al referèndum de l'1 d'octubre però no el veuen vinculant". VilaWeb.cat (në katalonisht). Marrë më 25 shtator 2017.
  4. ^ Duarte, Esteban (11 shtator 2017). "Catalan Separatists Plot Show of Force in Battle With Madrid". Bloomberg (në anglisht). Marrë më 13 shtator 2017.

Lidhje të jashtme

Redakto