Rekuiem roman, Autore: Diana Çuli. Faqet e librit 202.

Një roman ndryshe nga të tjerët, roman brenda romanit. Një subjekt kompleks që na fut në skutat e tij për të na shpalosur një botë të brendshme e të vuajtshme të një personazhi sa të fortë e të qëndrueshëm, në dukje, aq edhe të dhimbshëm dhe të rrënuar. Personazhi kryesor, Neri, përherë e privilegjuar në gjithçka në gjithë jetën e vet, mbërthehet nga xhelozia dhe ambicia për shoqen e vet Sabina, shoqe fëmijërie të pandara. Personazhi i zgjedhur nga autorja është një person që për të përmbushur interesat vetjake, shfaq anën më të shëmtuar njerëzore: pabesinë, spiunllëkun, intrigën.