Remzi Ademaj
Remzi Ademaj (3 Qershor 1952 – 15 Gusht 1998)
u lind në fshatin Zhur te Prizrenit. Remzi Ademaj ishte dhe do të mbetet njëri ndër patriotët ,ideologët, luftëtarët dhe komandantët më të shquar ne mbare Kosoven.Është i njohur me nofkën e luftës "Komandant Petrit Kodra".
Për të siguruar eksistencën e familjes mori rrugën e mërgimit. Me veprimtari politike – patriotike aktivisht filloi të merret nga viti 1979. Në Shtutgard te Gjermanisë bie në kontakt me vëllezërit Gërvalla dhe patriotin Kadri Zeka, nga të cilët edhe më shumë u brumos me ide patriotike-kombëtare.Por vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës do të jetë një ngjarje e errët për të,por ajo ngjarje do të jetë për Remziun shtim i urrejtjes së mëtutjeshme ndaj regjimit serb.Aktiviteti i tij patriotik u hetua nga bashkpunëtoret e UDB-së jugosllave dhe ai me 11 dhjetor 1985 arrestohet nga policia italiane, e cila pastaj ia dorezoi policies jugosllave. Nga gjykata e instaluar serbe në Kosovë, ai dënohet me 6 vite burgim të rëndë, të cilin e vuajti në burgjet e Lepogllavës, Gospiqit dhe të Stara Gradishes në Kroaci.Pas vuajtjes së dënimit ai nuk e ndali aktivitetin e vet patriotiko – kombëtar, perkundrazi veproi edhe më me perkushtim. Ai përsëri burgoset dhe dënohet me 3 vite e gjysëm heqje lirie. Përkunder se ndjeket nga sigurimi shtetëror serb i kohës (1990 – 1998) ai ishte shumë aktiv në të mirë të çështjes kombëtare dhe ishte vëne ne ballet e proceseve progresive te cilat po zhvilloheshin aso kohe siç ishte formimi i partive politike shqipëtare në Kosovë, organizimi i strukurave paralele të shqiptarëve të Kosovës e të ngjashme. Ishte nismëtari kryesor për formimin e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nena Terëzë” në Zhur. Themeluesi i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Zhur, themelues i Shoqatës kundër Analfabetizmit në Zhur, Këshillit të Hipokratit në Zhur etj. Remzi Ademaj dha kontribut të çmuar edhe në mbijetesën e arsimit dhe shkollës shqipe në Zhur dhe lokalitet ne vitet 1990 – 1998, pikërisht në kohën kur Serbia u angazhua për çbërjen e saj, ai nuk hezitonte që të ndihmonte Këshillin për Financim të Zhurit në mbledhjen (grumbullimin) e mjeteve materiale për kompenzimin e pagave të punëtorëve arsimorë të Zhurit dhe lokalitetit. Remzi Ademaj ishte njeri i fjalës, i aksionit, humanist, i drejtë, arsimdashës dhe mbi të gjitha ishte vizionar, trim dhe sypatrembur. E deshti artin letrar, muzikor, sportin etj. Nën udhëheqjen e tij, u përgatit dhe u shfaq drama “Procesi” e Jusuf Gërvallës, ai gjithashtu shkroi edhe dramën „Hana“. Remzi Ademaj forcave çlirimtare i'u bashkua që në ditët e para të formimit të njësiteve të tyre. Ai më 4 korrik 1998 emërohet në detyrën e Komandantit të Shtabit Lokal të UÇK-së për Prizren. Nën udhëheqjen e Komandant Petritit njësitet e UÇK-së, në rajonin e Prizrenit arritën me sukses të plotë të zbrapsin të gjitha sulmet e forcave serbe dhe të dalin fitimtarë në shumë beteja, njëra ndër këto beteja ishte ajo e datës 7 korrik 1998 tek vend i quajtur “Laku i Billushës” dhe beteja e zhvilluar më daten 16 korrik 1998 e zhvilluar ne tri pikat : Tusuz, te Kullla e Hoqes dhe Billushe. Me rastin e ristrukturimit te UÇK-se ai thirret nga Shtabi i Pergjithshëm i UÇK-së më 14 gusht 1998 në Kleçkë, për të marrë detyra të reja. Ai emërohet Komandant i parë i Zonës Operative të Pashtrikut. Rrugës duke u kthyer nga Kleçka, gjatë një lufte të pabarabartë por tinanike, në fshatin Nashec, ai bie heroikisht në altarin e lirisë ( 15 gusht 1998). Me nderime te larta ushtarake, trupi i tij varroset ne fshatin Lybeqevë (Malësi e Vërrinit) me 16 gusht 1998. Pas perfundimit te Luftes, ai rivarroset ne Varrezat e Deshmoreve ne fshatin Landovice te Prizrenit .