Remzi Bakalli
Remzi Bakalli prof. shqiptar, ka lindur më 9 shkurt 1944 në Gjakovë, ndërkaq ka vdekur me 16 dhjetor 2007 në Athens (SHBA). Shkollën fillore e mbaroi në Prizren, kurse shkollën e mesme bujqësore në Kralevë. Fakultetin e Bujqësisë e mbaroi në vitin 1967, në Beograd. Në vitin 1971 kreu magjistraturën në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit. Në vitin 1975, në Fakultetin e Veterinarisë të Zagrebit, mbrojti disertacionin e doktoratës dhe mori titullin doktor i shkencave veterinare në lëmin e të ushqyerit të kafshëve. Interesi kryesor shkencor i tij është të ushqyerit e kafshëve shtëpiake dhe mbrojtja e resurseve bujqësore nga ndotja. Në vitet 1967-1970 ishte teknolog në Kombinatin Bujqësor “Progres” në Prizren; 1970-1976 bashkëpunëtor shkencor në lëmin e biokimisë në të ushqyerit e kafshëve, Instituti i Blegtorisë dhe Veterinarisë Prishtinë; 1974-1975 University of Florida, Gainesville, Floride, SHBA (qëndrim studiues në lëmin e të ushqyerit e kafshëve); 1976-1983 docent i Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë; 1977-1979 dekan i Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë; 1983-1988 profesor inordinar i Faklutetit të Bujqësisë në Prishtinë; 1987 University of Georgia, Athens, GA, SHBA (qëndrim studiues në lëmin e të ushqyerit e shpendëve); 1988 profesor ordinar i Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë; 1992 University of Georgia, College of Veterinary Medicine (bashkëpunëtor shkencor në lëmin e imunologjisë); University of Georgia, College of Agriculture and Environmental Science (koordinator i hulumtimeve shkencore në lëmin e të ushqyerit e shpendëve). [1] [2]
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2020. Marrë më 4 maj 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.ashak.org/?cid=1,28,385