Remzi Veseli
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Remzi Veseli i lindur në fshatin Morin të Kukësit, ishte i pamartuar dhe jetonte me dy vëllezërit e tij më të vegjël, edhe ata beqarë. Familja e Veselëve njihet në Morin dhe në mbarë Kukësin për nacionalizëm dhe temperament. Vila e Veselëve ndodhet ngjitur me lagjen numër 3 të Kukësit, ndërkohë që pak vite më parë kanë jetuar në fshatin Morin. Në vitin 2001, ai i futet garimit politik për kreun e komunës, por e humb për ta fituar në zgjedhjet pasuese. Ai mbante mandatin e dytë si kryetar komune nën siglën e PS-së dhe kishte shprehur ambiciet edhe për një mandat të tretë. U vra më 25 tetor 2010 në moshën 40-vjeçare.