Reparacionet jan Reparcionet janë masa që synojnë të "riparojnë" ose të korrigjojnë shkeljet e së kaluarës, në veçanti shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut që zakonisht lidhen me periudhat e konfliktit apo represionit (këto përfshijnë shkeljet e rënda të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe të së drejtës humanitare, në krahasim me shkeljet sporadike që gjithashtu kanë ndodhur edhe më herët, gjatë dhe pas konfliktit). Reparacionet, të cilat sigurojnë masa për drejtësi, burime për rimëkëmbje dhe një porosi të qartë të barazisë, janë mjetet më të zhvilluara për përqendrimin e viktimave. Megjithatë, këto mjete janë gjithashtu më së paku të mbështetura financiarisht.

Udhëzuesi i Sektorit të Përgjithshëm theksoi qëllimin transformues dhe potencialin e programeve të reparacioneve dhe nevojën për reparacione, duke përfshijnë modalitetet e tyre, të jenë të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore dhe pjesëmarrjen e të mbijetuarve/ave është thelbësore për të siguruar që përfitimet janë të arritshme, të barabarta dhe efektive, dhe se kriteret dhe procedurat për qasjen dhe administrimin e reparacioneve duhet të jenë të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore.

Reparacionet duhet të hartohen duke marrë parasysh natyrën specifike të dëmit të përjetuar nga të mbijetuarat/it, përfshirë stigmatizimin dhe përjashtimin social. Në përpjekje për të qenë transformuese, reparacionet, aty ku është e mundur, duhet të ndihmojnë në tejkalimin e pabarazisë sistematike dhe diskriminimit. Shtetet kanë përgjegjësi ligjore, sipas ligjit ndërkombëtar, për të siguruar një mjet juridik dhe reparacionet për të mbijetuarat/it.

E drejta ndërkombëtare përcakton modalitete të ndryshme të dëmshpërblimeve për të riparuar dëmin dhe padrejtësinë e shkaktuar ndaj të mbijetuarave/ëve. Këto përfshijnë, kthimin, kompensimin, kënaqësinë, rehabilitimin dhe garancitë e mos përsëritjes. Këto forma të reparacioneve kanë ndikime dhe objektiva të dallueshme dhe mund të ndikojnë mënyrën e ndarjes së mjeteve nga programet e reparacioneve për të mbijetuarat/it. Gjithashtu, shpesh, ekzistojnë arsye legjitime pse disa të mbijetuar/a mund të dëshirojnë të zgjedhin privilegjon mbi një formë të caktuar të reparacionit ndaj të tjerave. Programet gjithëpërfshirëse të cilat kombinojnë përfitime individuale, kolektive, materiale dhe simbolike mund të maksimizojnë mundësitë e korrigjimit për një numër më të madh të të mbijetuarave/ ëve. Udhëzuesi i SP/OKB- së shtjellon pesë modalitetet kryesore për ofrimin e reparacioneve. Ndërsa secili prej tyre mund të sigurojë lehtësim për të mbijetuarat/it, këto modalitete janë gjithsesi, të dizajnuara për tu përdorur në mënyrë gjithëpërfshirëse. Me fjalë të tjera, duhet të shmangim qasjen e vetëdijshme dhe/ apo të izoluar në llojet ose modalitetet e ndryshme të reparacioneve, por ti shohim apo tu qasemi atyre në një formë bashkëpunimi, kudo që është e mundur dhe e përshtatshme.[1]

Referimet

Redakto
  1. ^ http://unwomen.org/media/headquarters/attachments/selections/library/publications/2018/repartions-for-conflict-related-sexual-violence-sq.pdf?la=en&vs=3105[lidhje e vdekur]