Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës (Serbo-Kroatisht: Republika Bosna i Hercegovina) ishte një shtet në Evropën Juglindore, që ekzistoi nga 1992 deri në 1995. Ajo është paraardhësja direkte ligjore e shtetit modern të Bosnjës dhe Hercegovinës.[1]

Bosnja dhe Hercegovina shpalli shkëputjen nga Federata Socialiste Jugosllave që po shpërbëhej më 3 mars 1992. Lufta e Bosnjës shpërtheu menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë dhe vazhdoi për 3 vjet. Liderët e dy grupeve etnike kryesore të Bosnjës dhe Hercegovinës, konkretisht serbët dhe kroatët, krijuan veçmas entitetet e Republika Srpska dhe Republika Kroate e Herzeg-Bosnjës, të cilat nuk u njohën nga shteti i Bosnjës dhe nga qeveritë ndërkombëtare.[2] Joformalisht, këto ngjarje u morën si dëshmi se Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës e përfaqësonte kryesisht popullsinë e saj Boshnjake (kryesisht myslimane), megjithatë formalisht, presidenca dhe qeveria e republikës ishin ende të përbëra nga serbë dhe kroatë së bashku me boshnjakët.[3][4][5]

Megjithatë, sipas Marrëveshjes së Uashingtonit të 1994, Boshnjakët u bashkuan me Herzeg-Bosnjën, për të mbështetur Republikën me formimin e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, një njësi nën-shtetërore. Në vitin 1995, Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit bashkuan Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës me entitetin serb, Republika Srpska, e cila nga ai moment u njoh formalisht si një njësi nën-shtetërore pa të drejtën e shkëputjes, në shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës.[2][4][6]

Përpara kësaj, prefiksi “Republikë” u hoq pas nënshkrimit të Nënshkrimit 4 të Marrëveshjes së Dejtonit, që përmban Kushtetutën e Bosnjës dhe Hercegovinës, më 14 dhjetor 1995.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "CONSTITUTION OF BOSNIA AND HERZEGOVINA" (PDF). The Constitutional Court of Bosnia and Herzegovina. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2013-06-21. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Holbrooke, Richard C. (1999). To End a War (në anglisht). Modern Library. ISBN 9780375753602.
  3. ^ Hoare, Marko Attila (2004). How Bosnia armed (në anglisht). Saqi Books in association with the Bosnian Institute. ISBN 9780863563676.
  4. ^ a b Simms, Brendan (4 korrik 2002). Unfinest Hour: Britain and the Destruction of Bosnia (në anglisht). Penguin Books Limited. ISBN 9780140289831.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  5. ^ Bose, Sumantra (2002). Bosnia After Dayton: Nationalist Partition and International Intervention (në anglisht). C. Hurst. ISBN 9781850656456.
  6. ^ Vranić, Jelena (2000). The Dayton peace accords: mapping negotiations : based on "To end a war" book by Richard Holbrooke (në anglisht). Fama. ISBN 9789958954917. Marrë më 7 shtator 2016.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)