Shërbimi i Sigurimit të Shtetit (RF Jugosllave)
Shërbimi i Sigurimit të Shtetit (serbisht: Resor državne bezbednosti; shkurt. СДБ / SDB ose РДБ / RDB) ose thjeshtë Sigurimi i Shtetit (serbisht: Državna bezbednost; shkurt. ДБ / DB), ishte agjencia e sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Federale të Jugosllavisë e ngarkuar me mbrojtjen e vendit nga kërcënimet e brendshme.
Historia
RedaktoAjo u formua në mars të vitit 1991 pas shpërbërjes së Administratës së Sigurimit Shtetëror (UDBA). Ajo u shpërbë në korrik 2002 dhe u zëvendësua me Agjencinë e Inteligjencës së Sigurisë (BIA) më 1 gusht 2002.
Forcat speciale
RedaktoSipas aktakuzës në serinë e gjyqeve para Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), Forcat Speciale Jugosllave, të njohura gjithashtu si Paraushtarakët Jugosllavë, u krijuan fshehurazi nga ose me ndihmën e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror. Midis tyre ishin Garda Vullnetare Serbe (Tigrat e Arkanit), Njësia e Operacioneve Speciale (Beretat e Kuqe) dhe Akrepat.
Zyrtarisht, Njësia e Operacioneve Speciale (JSO) u inkorporua në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror pas vitit 1996.
Drejtorët
RedaktoNr. | Portreti | Emri
(lindja-vdekja) |
Mori detyrën | La detyrën |
---|---|---|---|---|
1 | Zoran Janaćković
(1939–2015) |
31 tetor 1990 | 30 dhjetor 1991 | |
2 | Jovica Stanišić
(i lindur 1950) |
1 janar 1992 | 26 tetor 1998 | |
3 | Radomir Marković
(i lindur 1946) |
27 tetor 1998 | 25 janar 2001 | |
4 | Goran Petrović
(i lindur in 1961) |
26 janar 2001 | 15 nëntor 2001 | |
- | Andreja Savić
(i lindur 1947) |
15 nëntor 2001 | 1 gusht 2002 |