Restoranti "Krokodil"
Restoranti "Krokodil" (Le Crocodile) në Strasburg, njihet për menynë e tij "politike", si traditë dhe si ide marketimi. Në 2005, ky restorant e quajti menynë e tij "Zhyl Vern" në kujtim të 100 vjetorit të vdekjes së shkrimtarit të njohur; në 2006 restoranti ofroi "Menynë Amadeus" në përkujtim të 250 vjetorit të lindjes së Moxartit, në 2007, menyja quhej "TGV", me rastin e mbërritjes së trenit të shpejtësisë së lartë në Strasburg; në 2008 dhe 2009, restoranti ofroi menynë me emrin "Europa", me rastin e zgjedhjeve europiane etj. "Le Crocodile", përveç kuzhinës është i njohur edhe për faktin se ka qenë "selia" (në fillim të viteve '80-të) e mbledhjeve të "Klubit të Krokodilëve", një grup euro-parlamentarësh federalistë, që drejtoheshin nga komunisti Altiero Spinelli. Monika dhe Emile Yung, drejtojnë këtë restorant që prej vitit 1971. Restoranti ka 15 kuzhinierë të drejtuar nga Laurent Huguet. Veç kuzhinës franceze, ai preferon të servirë pjata të kuzhinës italiane dhe spanjolle, të dyja të njohura për përbërësit e thjeshtë.