Retushimi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Retushi punohet në film te negativi ose pozitivi, i cili pjesërisht përbëhet me ndryshime të vlerave të tonit krahasuar me origjinalin nga i cili është bërë fotografimi, apo për eleminimin e gabimeve dhe dëmtimeve të cilat ndodhin gjatë zhvillimit. Retushi mekanik punhohet në mënyrë manuele me dorë (me ndihmën e gdhendësve për retushim, lapasave grafit me fortësi të ndryshme, brushave, ngjyrave, etj.) kryesisht te inçizimet shumëtonëshe. Në reprofotografi dallojmë retushin kimik i cili përfshin fortësimin, dobësimin dhe eleminimin e vlerave të tonit, pastaj retushin fotomekenik (maskimi). Retushimi mund të bëhet edhe në original para inçizimit. Me retushim rritet kualitetiti i fotografisë e cila realizohet me teknika të shtypit në shtypshkronjë.