Revista MAPO
Revista MAPO revistë javore në gjuhën shqipe. Pas një shkëputje disa mujore, në nëntor 2011 Revista MAPO u rikthye në treg dhe nga një e përjavëshme u kthye në të përmuajshme.[1]
Si pjesë e rikonceptimit të revistës në mujore, u vendos koncepti editorial i kthimit të MAPO në një “revistë leximi”, çka nënkupton organizimin në columns në vend të komentariatit tradicional dhe afrimin e opinionistëve të njohur, si Mark Marku, Sokol Balla, Henri Çili, Iva Tiço, Shkëlzen Maliqi e Alfred Lela, por edhe akademikëve si Ardian Ndreca e Ardian Civici. Revista solli edhe ‘Dorëshkrim’, që është një fragment libri i pabotuar në shqip, dhe që ishte një prej rubrikave fikse të MAPO-s. Të tjetra prurje interesante ishin "Historia me foto" dhe "Nëse unë do të isha kryeministër", një mini-quiz të cilit i përgjigjen figura publike dhe kontroverse. Revista kishte 100 faqe e kushtonte 300 lekë.[1]
Ndonëse revista nuk ishte mbyllur zyrtarisht, gjatë viteve të fundit ajo nuk ishte botuar dhe shpërndarë në publik. Në qershor 2016, u konfirmua rikthimi në tregun mediatik shqiptar të Revistës MAPO.[2]