Revista Pedagogjike
Revista Pedagogjike, revistë tremujore. shkencore e metodike shqiptare, organ i Institutit të Studimeve Pedagogjike. Numri i parë doli në dhjetor 1945 me titullin "Shkolla e re", më pas ka ndërruar disa herë emërtimin dhe periodicitetin: "Arsimi" (1946), "Arsimi popullor" (1947-1953), "Arsimi dhe kultura popullore" (1954-1956), "Arsimi popullor" (1957-1971). Deri më 1969 ishte organ i Ministrisë së Arsimit, dhe Institutit të studimeve e botimeve shkollore, nga v. 1972 botohet me titullin e sotëm. Revista trajton probleme aktuale të edukimit të brezit të ri, të revolucionarizimit të mëtejshëm të shkollës dhe të sistemit arsimor, të përmbajtjes së arsimit, të formave dhe metodave të mësimdhënies për të tre komponentët mësim-punë prodhuese, edukim fizik e ushtarak, të psikologjisë etj. Boton materiale me karakter studimor eksperimental dhe nga historiku i shkollës e mendimit pedagogjik shqiptar. Rubrikat kryesore janë: çështje të punës mësimore-edukative, çështje të psikologjisë, historia e shkollës dhe e mendimit pedagogjik, kritikë e hibliografi, jeta shkencore. Revista u drejtohet kryesisht mësuesve e pedagogëve.