Rexhep Çeliku
Rexhep Çeliku (19 korrik 1954 - 12 janar 2018) nga viti 1976 ishte solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Ai numëron në repertorin e tij artistik rreth 8,000 shfaqje, brenda dhe jashtë vendit, ku ka interpretuar 32,000 role nga treva të ndryshme të Shqipërisë. Partnerja e tij në kërcim ishte valltarja e talentuar Lili Cingu.[1]
Është nderuar me titullin "Mjeshtër i Madh", akorduar nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu me motivacionin "për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj në breza duke ruajtur origjinalitetin", si dhe me titullin "Nderi i Kombit" nga Presidenti Ilir Meta pak ditë para ndarjes së tij nga jeta. U nda nga jeta më 12 janar 2018 në moshën 62 vjeçare.
- ^ "Shuhet Rexhep Çeliku/ Lili Cingu: Ja amaneti i fundit që la para ikjes". Gazeta Shqiptare Online (në anglishte amerikane). 2018-01-13. Marrë më 2024-12-08.