Rexhep Hoxha (1929-2019) është një shkrimtar kosovar.

Ai u lind në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa albanologjinë e studioi në Beograd. Një kohë punoi redaktor i "Rilindjes për fëmijë" në emisionin për fëmijë të Radio Prishtinës, ndërkaq shumë vite e ligjëroi lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Veprat e tij të njohura për fëmijë janë: "Gjethe të reja", "Picimuli", "Lugjet e verdha", "Zëri i pyllit", "Verorja", "Ermali" Rexhep Hoxha ndërroi jetë me vitin 2019