Rexhep Luci
Rexhep Luci ( - 10 shtator 2000 Prishtinë) ishte Drejtor i Departamentit të Planifikimit Hapësinor, Rindërtimit dhe Zhvillimit në Komunën e Prishtinës dhe arkitekt i cili u vra në një vrasje të llojit mafioz për kundërshtimin e ndërtimeve të paligjshme në Prishtinën e pas-luftës.[1]
Ai u vra natën e 10 shtatorit 2000 me gjashtë plumba pas shpine derisa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë. Në kohën e vrasjes së tij, departamenti i tij ishte në proces të shkatërrimit të një kompleksi hotelierik të ndërtuar paligjshëm.[1]
Luci kishte punuar për 30 vjet në urbanizmin e Prishtinës duke i dhënë qytetit pamjen e tij moderne.
Në përgjigje administrata Kombeve të Bashkuara në Kosovë e UNMIK-ut kishte emëruar Rregulloren për Ndërtim sipas emrit të tij.[2] Një rrugë në Prishtinë poashtu mban emrin e tij.
Lidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b http://www.theguardian.com/world/2000/sep/13/balkans
- ^ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 4 janar 2014.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |