Reynon
Ishulli Reynion është ishull i arkipelagut Maskaren, në oqeanin Indian paraqet një departament tejdetar francez. Ka një sipërfaqe prej 2510 km2, ku jetojnë rreth 0,5 milion banorë. Është kolonizuar nga francezët qysh në shekullin XVII nga burbonët, të cilët kan sjellur me veti skllavët malagashnga Malagazia, zezakët nga Afrika Jugore dhe indusët nga Azia për punë në fusha. Popullsia meleze (kreole) sot është pjesë dërmuese në Renyon, e cila përdorë gjuhën frenge dhe atë kreole (lingua franca).
Reynoni është një ishull vullkanike me vullkane të gjalla, të cilët paraqiten në formë vargore prej juglindje në drejtim të veriperëndimit. Vullkani Piton de la Forurnaise, i lartë 2366 m dhe ka kraterin e gjerë 8 km. Erupsioni i tij i fundit ka qenë në vitin 1961. Në zonën qendrore vullkanike Cirque de Sallaise ngritët vullkani Piton de Neige, i lartë 3000 m, afër të cilit lumi Riviere des Marsouis ka krijuar kataraktet e njohura takamaka. Zona lindore e ishullit Reynion është humide dhe e gjelbër kurse ajo jugore dhe perëndimore e thatë. Shfrytëzimi i tokës në platon qendrore ka shkaktuar erozion intensiv në anët e tij, me gjithë që pjesa më e madhe e popullsisë është e koncentruar në bregdet ku ka vurë emrat e qyteteve në shenjtë të shenjtëve: Saint Denis (kryeqyteti, 120 000 banorë), Saint Benoit, Saint Paul, madje Saint Pierre, Saint Louis, Saint Andre, Saint Jozeph.
Malet e larta vullkanike dhe erozioni intensiv që kapin një sipërfaqe prej 88.000 ha (35,0% të sipërfaqes së vendit) janë tokë djera. Sipërfaqet e punueshme përfshijnë 22,7% të territorit, ku mbillet kryesisht kallam sheqeri ( 300. 000 t. sheqer), vanila, karafilat dhe druri ilang në zonat malore deri në lartësi 2000 m, kurse vanila në bregdet. Tërë prodhimtarinë e kallam sheqerit e importon Franca me çmime të ulëta, por me kundërvlerë të produkteve të ira që i shet në Renyon. Renyon eksporton sheqer, parfum të karafilit dhe të ilangut, vanilë dhe rum.