Rezarta Shkurta (U lind më 18 nëntor 1986) është këngëtare dhe fotomodele shqiptare. Ajo ka qenë aktive që nga debutimi i saj në Kënga Magjike 2006 me këngën "DJ".

Rezarta Shkurta
Lindi18 nëntor 1986
Durrës, Shqipëri
ZhanretPop
ProfesioniKëngëtare, fotomodele
Vitet aktive2006-

Shkurta u lind në Durrës gjatë komunizmit në Shqipëri. Ajo shkoi në shkollën fillore dhe të mesme në Durrës.[1] 2005 merr pjesë në konkursin e bukurisë të zhvilluar në qytetin e Durrësit dhe kurorëzohet Miss Durrësi 2005. Ajo përfaqësoi qytetin e saj në Miss Albania, ku përfundoi në vendin e dytë.[1] Më 2006, Shkurta debutoi në Kënga Magjike me këngën "DJ". Në vitin tjetër, ajo mori pjesë në Kënga Magjike 2007 këngën "I pafat". Me këtë këngë ajo arriti ta çmimin televiziv. Më 2008 ajo debutoi në Top Fest me këngën "Kafazi". Në të njëjtin vit ajo morri pjesë edhe në Polifest me këngën "Engjëjt luten për ne". Në nëntor 2010, Rezarta Shkurta merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën "Budallaçkë e vogël", ku paraqitet me një stil krejt tjetër dhe të veçantë si dhe me një performancë të jashtëzakonshme, diçka që asnjëherë nuk ishte parë në këtë festival.[1] Ajo fitoi çmimin tendencë dhe arriti të grumbullojë 366 pikë të votuar nga vetë artistët e këtij festivali duke zënë keshtu vendin e 9-të.

Në vitin 2011, Shkurta bëri një duet me Vedat Ademin me titullin "Dua të iki larg".[1] Në vitin 2011, Rezarta Shkurta merr pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën "Te jesh e mirë s'mjafton", ku fitoi çmimin "Performancën më të Mirë" me 324 pikë të votuar nga vetë artistët e këtij festivali duke zënë vendin e 12-të. Në nëntor 2012, Rezarta Shkurta merr pjesë në Kënga Magjike me këngën "Më fal".[2]

Më 14 dhjetor 2016, Rezarta Shkurta publikon videoklipin "Gjysma ime". Ky mund te konsiderohet nje ritkthim sepse Rezarta mori një pushim nga muzika pas arrestimit të burrit të saj Ermal Hoxha për trafik kokaine.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d e "Rezarta Shkurta Biografia". Teksteshqip. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Rezarta Shkurta: Si e përjetoj ndarjen". Panorama. 21 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)