Rezistenca specifike
Rezistenca specifike
RedaktoRezistenca elektrike e një përçuesi është kundërshtimi që i bëhet lëvizjes së elektroneve të lira që krijojnë rrymën elektrike në atë përçues.
Secili material në natyrë, ka rezistencë të caktuar, që quhet rezistenca specifike.
Varësisht nga vlera e rezistencës specifike, materialet i ndajmë në:
- Materiale përçuese - që karakterizohen me rezistencë të vogël
- Materiale gjysmëpërçuese
- Materiale dielektrike - që karakterizohen me rezistencë të lartë
Rezistenca specifike elektrike, kryesisht varet nga:
- materiali nga i cili është ndërtuar
- forma dhe përmasat e tij
- temperatura
Meqë rezistenca varet nga kaq shumë faktorë, vështirë mund të gjendet një shprehje e përgjithshme me të cilën mund të llogaritet rezistenca elektrike. Megjithatë për përçues në formë të telave, pra për ata që gjatësia e tyre është shumë më e madhe se sa përmasat e prerjes tërthore të tyre, dhe kur ata janë homogjenë, në mënyrë eksperimentale është konstatuar se rezistenca e përçuesit të këtillë është proporcionale me gjatësinë l, në përpjesëtim të zhdrejtë me sipërfaqen e prerjes tërthore S, dhe varet nga materiali.
Matematikisht ky pohim shprehet në trajtën:
ku ρ, si koeficient i përpjesëtimit, është një madhësi fizike e cila e karakterizon materialin. Kjo madhësi quhet rezistencë specifike e materialit dhe llogaritet nga shprehja më lart.
Nga kjo shprehje kuptojmë se sa më shumë të rritet gjatësia e telit, edhe rezistenca e tij do të jetë më e madhe.
Përçueshmëria specifike
RedaktoVlera reciproke e rezistencës elektrike, është përçueshmëri elektrike. Kjo madhësi tregon se sa është i aftë një material të përçojë rrymë elektrike, pra sa ka lëvizje të elektroneve të lira. Në këtë rast, shprehja merr trajtën:
Prej nga:
Matja e rezistencës specifike
RedaktoInstrumenti i nevojshëm për matjen e rezistencës elektrike quhet ohmmetër. Ohmmetrat e thjeshtë nuk mund të matin rezistenca të ulëta në mënyrë të saktë, ndërkaq rezistenca specifike e një materiali mund të përcaktohet vetëm eksperimentalisht.
Në tabelën mëposhtë janë paraqitur vlerat e rezistencës të disa materialeve
Materiali | Rezistenca (Ω) |
1 metër tel bakri me diametër 1mm |
0.02 |
Poçi elektrik | 200-1000 |
Trupi i njeriut | 1000 to 100,000 |
Shiko gjithashtu
Redakto2.Tensioni alternativ në skajet e rezistorit
5.Qarqet me ndërlidhje induktive
Burimet e të dhënave
Redakto- ^ [Nexhat Orana:"Bazat e elektroteknikës II", Prishtinë, 1992]
- ^ "Fiek, Literatura, Viti i I-rë, Qarqet elektrike". Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2015. Marrë më 10 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ [Circuit Analysis: Theory and Practice nga Allan H. Robbins, Wilhelm C Miller]