Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurisë së OKB-së
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
REZOLUTA 1325,GRATË,PAQJA DHE SIGURIA E KËSHILLIT TË SIGURISË SË OKB-SË
Këshilli i Sigurisë i OKB-së miratoi rezolutën (S/RES/1325) për gratë dhe paqen dhe sigurinë më 31 tetor 2000. Rezoluta riafirmon rolin e rëndësishëm të grave në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve ,negociatat e paqes ,ndërtimin e paqes,paqeruajtjen,përgjigjjen humanitare dhe rindërtimin pas konfliktit dhe thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së barabartë të grave dhe përfshirjen e plotë në të gjitha përpjekjet për ruajtjen dhe promovimin e paqes dhe sigurisë. Rezoluta 1325 u kërkon të gjithë aktorëve që të rrisin pjesëmarrjen e grave dhe të përfshijnë prespektivat gjinore në të gjitha përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për paqen dhe sigurinë. Gjithashtu,i bën thirrje të gjitha palëve në konflikt që të marrin masa të posaçme për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga dhuna me bazë gjinore,veçanërisht përdhunimet dhe format e tjera të abuzimit seksual,në situata të konfliktit të armatosur.Rezoluta siguron një numër të mandateve të rëndësishime operacionale,me implikime për Shtetet Anëtare dhe etnitetet e sistemit të Kombeve të Bashkuara.[1]
REZOLUTA 1325 (2000) “GRATË,PAQJA DHE SIGURIA” E KËSHILLIT TË SIGURISË SË OKB-SË
RedaktoE pranuar nga Këshilli i Sigurisë në takimin e tij të 4213-të,më 31 tetor 2000 Këshilli i Sigurimit.Duke rikujtuar rezolutat e tij: 1261 (1999) e 25 gushtit 1999,1265 (1999) e 17 shtatorit 1999,1296 (2000) e 19 prillit 2000 dhe 1314 (2000) e 11 gushtit 2000,si dhe deklaratat përkatëse të Presidentit të tij; duke rikujtuar gjithashtu deklaratën për shtyp të Presidentit me rastin e Ditës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Grave dhe të Paqes Ndërkombëtare (Dita Ndërkombëtare e Grave) më 8 Mars 2000(SC/6816). Duke rikujtuar gjithashtu zotimet e deklaratës së Pekinit dhe të Platformës për Veprim (A/52/231),si dhe zotimet e përfshira në dokumentin përfundimtar të Sesionit të Veçantë të njëzet e tretë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,të titulluar “Gratë 2000: Barazia Gjinore,Zhvillimi dhe Paqja për Shekullin e Njëzetë e Një” (A/S-23/10/Rev.1), në veçanti ato që kanë të bëjnë me gratë dhe konfliktin e armatosur. Duke marrë në konsideratë qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe përgjegjësisnë kryesore të Këshillit të Sigurimit,sipas Kartës,për mbështetjen e paqes ndërkombëtare dhe të sigurisë. Duke shprehur shqetësimin se civilët,veçanërishit gratë dhe fëmijët, konsiderohen si shumica dërrmuese e të prekurve nga konflikti i armatosur,përfshirë këtu si refugjatët ashtu edhe të shpërngulurit brenda vendit,dhe faktin që gjithnjë e më tepër ata janë nën shënjestrën e luftërave dhe të elementeve të armatosur, si dhe duke marrë parasysh pasojën e këtij ndikimi për një paqe të qëndrushme dhe për pajtim. Duke ripohuar rolin e rëndësishëm të grave në parandalimin, zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e paqes, si dhe duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre të barabartë dhe përfshirjen e plotë në të gjitha përpjekjet për të ruajtjen dhe çuarjen përpara të paqes dhe të sigurisë, si dhe nevojën për të rritur rolin e tyre në proceset vendimmarrëse, lidhur me parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve.Duke ripohuar gjithashtu nevojën për të zbatuar plotësisht ligjet ndërkombëtare humanitare dhe ato të të drejtave të njeriut, të cilat mbrojnë të drejtat e grave dhe të vajzave gjatë dhe pas konflikteve. Duke theksuar nevojën që të gjitha palët të bëjnë të mundur që programet për pastrimin nga minat dhe ato për ndërgjegjësimin për praninë e minave,të marrin parasysh nevojat e veçanta të grave.Duke pasur parasysh nevojën urgjente për të futur prespektivën gjinore në veprimet paqeruajtëse,dhe duke vëne theksin lidhur me këtë në Deklaratën Windhoel dhe Planin e Namibisë për Veprim më Futjen e Perspektivës Gjinore në Veprimet Shumëpërmasëshe për Mbështetjen e Paqes (S/2000/693) Duke njohur gjithashtu rëndësinë e këshillës së dhëne për shtyp nga Presidenti i tij më 8 mars 2000 për trajnimin e specializuar të të gjithë personelit paqeruajtës për mbrojtjen,nevojat e veçanta dhe të drejtat e grave dhe të fëmijëve në situatat e konfliktit.Duke ditur se po të kuptohet ndikimi që konflikti i armatosur ka tek gratë dhe vajzat,atëherë kjo do të nxisë marrëveshjet institucionale që të sigurojnë mbrojtjen e grave dhe të vajzave si dhe pjesëmarrjen e tyre të plotë në procesin e paqes,të cilat nga ana e tyre mund të kontribuojnë dukshëm në ruajtjen e paqes ndërkombëtare dhe të sigurimit. Duke vënë re nevojën për të konsoliduar të dhënat për ndikimin e konfliktit të armatosur tek gratë dhe vajzat: 1. Nxit Shtet Anëtare, që të sigurojnë një përfaqësim më të madh tgrave në të gjitha nivelet vendimamarrëse në institucionet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare dhe në mekanizmat për parandalimin, drejtimin dhe zgjidhjen e konfliktik; 2. Inkurajon Sekretarin e Përgjithshëm që të zbatojë planin e tij strategjik të veprimit (A/49/587), duke kërkuar një rritje të pjesëmarrjes së grave në nivelet vendimmarrëse për zgjidhjen e konfliktit dhe proceset e paqes; 3. Nxit Sekretarin e Përgjithshëm që të caktojë më shumë gra si përfaqësuese të posaçme dhe të kërkojë që të kryejnë punë të mira në emrin e tij, dhe i Kombeve të Bashkuara për fëmijet, dhe nga Zyra e Komisionerit të Lartë për refugjatët dhennga organizma të tjerë përkatës; 4. U bën thirrje të gjithë organizmave të përfshirë, , që kur zhvillojnë bisedime dhe zbatojnë marrëveshjet për paqen, të miratojnë një perspektivë gjinore, duke përfshirë, inter alia; a) Nevojat e veçantat të grave dhe vajzave gjatë riatdhesimit dhe për riaftësimin, riintegrimin dhe rindërtimin pas konfiktit; b) Masa që mbështesin nismat lokale të grave për paqen dhe proceset vendase për zgjidhjen e konfliktit,dhe që përfshin gratë në të gjitha mekanizmat zbatues të marrëveshjeve për paqen; c) Masa që sigurojnë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të vajzave dhe grave, veçanarisht me ato që lidhen me kushtetutën, sistemin zgjedhor, policinë dhe gjykatësit; 5. U bën thirrje të gjitha palëve në konfliktin e armatosur që të respektojnë plotësisht ligjin ndërkombëtar, të zbatueshëm për të drejtat dhe mbrojtjen e grave dhe të vajzave, duke i trajtuar ato veçanarisht si civilë. Si dhe detyrimet e zbatueshme për ta, nën Konventën e Gjenevës të vitit 1949 dhe të Protokolleve Shtesë të vitit 1977, Konventa e Refugjatit e vitit 1951 dhe për më tepër Protokollin e vitit 1967, Konventën për eliminimin e të gjitha formave të Diskriminimit kundër Grave të vitit 1979 si dhe Protokolin fakultativ të vitit 1999 dhe Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e Fëmijës të vitit 1989 dhe dy Protokolle Fakultative të 25 Majit 2000 dhe të mbajë në mendje kushtet përkatësetë statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare të krimeve; 6. Iu bën thirrje të gjitha palëve të përfshira në konfliktin e armatosur qe të marri masa të veçanta për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga dhuna me bazë gjinore,veçanarisht nga përdhunimi dhe format e tjera të abuzimit seksual, dhe të gjitha llojeve të tjera tëdhunës në situatën e një konflikti të armatosur; 7. Thekson përgjegjësinë e të gjitha Shteteve që t’u japin fund pandëshkueshmërisë dhe të ndëshkojnë ataqë janë përgjegjës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës, përfshirë këtu edhe ato që janë të lidhura me dhunën seksuale dhe dhunën e llojeve tjera mbi gratë dhe vajzat dhe lidhur me këtë vë theksin në nevojën për të përjashtuar këto krime, atje ku është e mundur nga kushtet për amnisti; 8. Iu bën thirrje të gjitha palëve të konfliktit të armatosur që të rrespektojnë civilët si dhe kampet dhe ngulimet e refugjatëve me karakter humanitar dhe të marrin parasysh nevojat e veçanta të grave dhe vajzave, të përfshira në synimet e tyre , dhe rikujton rezolutat e tij 1208 (1998) të 19 Nëntorit 1998 dhe 1296 (2000) 9. Inkurajon të gjithë ataqë përfshihen në planin për çarmatim, çmobilizim dhe riintegrim që të konsiderojë nevojat e ndryshme të ish-luftëtarëve meshkuj dhe femra dhe të marrin në konsiderat nevojat e familjarëve të tyre; 10. Ripohon gatishmërinë e tij, kur masat janë marrë nën Artikullin 41 të Kartës së Kombeve të Bashkuara,që të japë vlerësimin e tyre për ndikimin e tyre të mundshme mbi popullsinë civile, duke pasur parasysh nevojat e vaçanta të grave dhe vajzave, në mënyrë që të kihen parasysh përjashtimet humanitare atje ku duhet; 11. Shpreh gatishmërinë e tij, për të siguruar që misionet e Këshillit të sigurimit të marrin parasysh vlerësimet gjinore dhe të drejtat e grav, të marra prej konsulitimeve me grupet lokale dhe ndërkombëtare të grave; 12. Fton Sekretarin e Përgjithshëm që të përfundojë një studim mbi ndikimin e konfliktit të armatosur mbi gratë dhe vajzat, rolin e grave në ne ndërtimin e paqes dhe përmasat gjinore të proceseve të paqes dhe zgjidhjes së konfliktit, dhe fton më tej atë që t’i paraqes një raport Këshillit të Sigurimit mbi rezultatet e këtijstudimi dheta vërëatë në dispozicion të të gjitha Shteteve Antare dhe të Kombeve të Bashkuara.[2]