Rhya (ライア Raia) është një personazh fiktiv në Black Clover krijuar nga Yūki Tabata. Ai është një nga 10 apostuj të Sephirah.[1] Ai është rimishëruar në një nga anëtarët e organizatës Syri i Diellit të Mesnatës.[2]

Paraqitja

Redakto

Rhya është një i ri me një tatuazh të kuq nën syrin e majtë. Ai ka flokë të zeza të çrregullt me një pjesë të bardhë. Syri i tij i tretë fshihet në ballin e tij nën flokët e tij.

Si një nga fisi elf, ai ka flokë të çrregullt me ngjyra të ndezura dhe një nofulla më të këndëshme.[3]

Pas ringjalljes së plotë, flokët e Rhya bëhen të lehta me ngjyrë të errët. Veshët e tij bëhen të theksuara, dhe tatuazhi i tij shkon më poshtë nofullës së tij dhe lart mbi syrin e tij.[4]

Personaliteti

Redakto

Rhya është një person përtac, por i shpejtë në betejë, megjithëse nuk dëshiron, për ta mbrojtur një aleatë të tij. Ai kujdeset shumë dhe brengoset për Palotellin. Ai duket disi feminist, gjatë një beteje ai propozoi Charlotte, një nga kalorësit e magjisë, për pije nëse ai fiton. Ai poashtu shfaq interesim në librat e magjisë të tjerëve.

Aftësitë

Redakto

Rhya ka magji të imitimit, gjë që e lejon atë të kopjoj çdo magji. Për ta kopjuar magjinë atij i duhet të prekë librin e kundërshtarit. Një nga dobësitë e këtij magjisë është se Rhya nuk mund ta kopjoj anti-magjinë e Astës dhe poashtu është i kufizuar se sa magji mund të bëj në të njëjtën kohë.

Magjitë që ka kopjuar Rhya janë: magjia e hapësirës, dritës, errësirës, ujit, padukshmërisë dhe zjarrit.

Kuriozitete

Redakto
  • Dizajni i Rhya është bazuar në aktorin japonezë Hirofumi Arai, pasi ai personalisht e pyeti autorin e mangës. Më vonë Horifumi Arai u bë edhe dubluesi i personazhit.
    • Emri japonisht i Raia është anagram për Arai.

Referimet

Redakto
  1. ^ Black Clover Kapitulli 182
  2. ^ Black Clover Kapitulli 51 dhe Epizodi 36
  3. ^ Black Clover Kapitulli 148
  4. ^ Black Clover Kapitulli 150