Riat Ajazaj
Riat Ajazaj lindi më 1969 në Zhur. Shkollën e mesme e kreu në Prizren dhe studioi për Letërsi shqipe dhe Drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Pas mbylljes së dhunshme të Universitetit të Prishtinës ka vijuar studimet në Universitetin e Tübingenit në Gjermani në drejtimet Letërsi e krahasuar, (Letërsi e re gjermane dhe Retorikë e përgjithshme). Më 2001 ka magjistruar me temën Grotesku te García Márquezi dhe te Kadareja.
Ka botuar librat me poezi dhe prozë:
"Në Perëndim bie shi", 1995
"Pëshpërimat e mureve", 2000
"Zanfina", 2001
"Gjarpërinjtë e ëndrrës", 2003