Rigoni
lloj i bimëve
Rigoni | ||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Origanum vulgare | ||||||||||||||
Klasifikimi shkencor | ||||||||||||||
| ||||||||||||||
Emërtimi shkencor:Origanum vulgare | ||||||||||||||
Rigoni (Lat. Origanum Vulgare) - është një bimë, që bën pjesë në familjen Lamiaceae. Bimë barishtore shumëvjeçare me erë të këndshme, me kërcell të hollë, me gjethe të vogla vezake, me lule të bardha ose ngjyrë trëndafili, që rritet vetvetiu në toka të thata dhe që thahet e përdoret si erëz për gjellë.
Rigoni është një bimë barishtore shumëvjeçare, rritet 20-80 cm i gjatë, me gjethe 1-4 cm të gjata. Lulet e rigonit janë me ngjyrë të purpurtë, 3-4 mm të gjata.
Rigoni ështe bimë aromatike, aroma e të cilit është më e theksuar kur është i thatë se sa kur është i freskët.