Rini Useini i lindur në Koroshishtë të Strugës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Strugë, kurse në Departamentin e Etnologjisë në Universitetin e Prishtinës mori titullin etnolog i diplomuar. Studimet postdiplomike i vazhdoi në Institutin e Folklorit Marko Cepenkov në Shkup, kurse ato për doktoraturë në Institutin për Etnologji dhe Antropologji në Shkup në kuadër të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodij".

Ka punuar gazetar dhe redaktor në Tv Art kanal në Strugë, gazetar i kulturës në gazetën Pena Shqiptare në Prishtinë dhe aktualisht është punonjës shkencor në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve - Shkup.

Ka marrë pjesë si udhëheqës dhe juri në Revy të veshjeve popullore në Strugë nën organizimin e Muzeut të Strugës, keshilltar artistik ne festivalin "Këngë Jeho" Strugë, zëdhënës i Unionit të studentëve shqiptar - USSH në Prishtinë dhe udhëheqës në Festivalin shqiptar Nota Fest në vitin 2008.

Është i shpërblyer si student i dalluar ne Universitetin e Prishtinës dhe vendin e parë ne poezi nga Arbanasi në Prishtinë.

Punimet shkencore

Redakto
  • “Hapësira në përrallat fantastike-magjike”, Studime albanologjike. nr. 3, 2011, ITSHKSH, Shkup, f. 271-273;
  • “Trashëgimia kulturore dhe turizmi, komponentë bashkëveprues në Maqedoni’, Studime albanologjike. nr. 5, 2012, ITSHKSH, Shkup;
  • “Zejtaria e kësulave dhe artarisë – ballafaqimi me modernizimin”, Albanologji, V. 1, nr. 2, 2012, f. 455-462.