Riza Halimi
Riza Halimi (Riza) lindi më 16 shtator 1947 në Preshevë, është politikan shqiptarë.
Riza Halimi është deputet i Preshevës në Parlamentin e Republikës së Serbisë. Riza Halimi me profesion është profesor i fizikës. Në fillim të karrierës se tij punoi si profesor në Gjimazin e Preshevës, një kohë ushtroi detyrën e drejtorit të këtij institucioni arsimor. Gjatë diferencimeve politike në vitet e 80-ta, respektivisht në vitin 1989, ateherë kur u aplikuan masat e dhunshme në Qenderën arsimore të mësimit të orientuar "Skënderbeu" në Preshevë, Riza Halimi, bashkë me disa profesorë të tjerë u përjashtuan nga puna. Me themelimin e Partisë për Veprim Demokratik (gusht 1990), Riza Halimi si një ndër themeluesit e kësaj partie, u zgjodh kryetar, funksion që e ushtron edhe sot. Prej vjeshtës së vitit 1992. kur u zgjodh kryetar i KK Preshevë, në disa mandate e ka udhëhequt Kuvendin komunal të Preshevës. Pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Luginë (2000-2001), në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc u zhvilluan zgjedhjet komunale me sistemin e "ri", ku kryetari zgjidhet me vota direkte, ku edhe këtë herë Riza Halimi fitoi bindshëm në garën për kryetar të Komunës së Preshevës.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |