Riza Poda
Riza Poda ka lindur në Elbasan më 23 mars të vitit 1958. Në vitin 1981 kreu studimet për Gjuhë-Letërsi Angleze dhe në 1985-1989 për Drejtësi. Në vitin 1992 specializohet në Universitetin e Gjenevës për Të Drejtën Ndërkombëtare. Fillimet në shërbimin diplomatik i ka në vitin 1998 kur emërohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme me detyrë drejtor i Zyrës së Përfaqësimit Ligjor të Shtetit Shqiptar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, zyrë të cilën e themelon. Më pas punon si përfaqësues i Përhershëm i MPJ-së, pranë Komitetit Drejtues të të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Evropës, Strasburg. Gjithashtu kryen disa specializime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandësit dhe të Zvicrës, Këshillit të Evropës etj. Në vitin 2000 emërohet shef i Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Kanada. Në periudhën kohore 2011-2014 kryen detyrën e Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Selanik. Ndërsa në vitet 2014-2018 atë të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Ceke.
Aktualisht është Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republiken e Kroacisë (rezident) dhe në Republiken e Bosnjes dhe Hercegovinës (jo rezident).