Roaming është një term i zakonshëm për telekomunikim pa tel që i referohet shërbimit të shtrirjes së lidhjes në një vend që është i ndryshëm nga qendra e operatorit tëtelefonisë mobile të atij vendi ku ju jeni i regjistruar. Roaming ndodhë kur një operator telefonie mobile i përdorë paisjet e një operatori tjetër. Operatori i dytë nuk ka financim direkt paraprak apo kontratë të shërbimit më këtë operator telefonie për të bërë apo për të marrë një thirrje. Kur telefoni juaj është roaming, një shenjë treguese mund të shfaqët në telefonin tuaj që shkruan ‘roam’ apo vetem shkronja R.

Shembulli i autorizuar i roaming për telefonat celular është, kur ju shkoni në një zonë më telefonin tuaj dhe provajderi i telefonis tuaj nuk ka mbulim të valëve (psh. në një shtet tjetër). Nësë sinjali i valëve është shumë i dobët, roaming mund të ndodhë edhe nëse ti je duke përdorur telefonin celular në zonën tuaj apo në vendin tuaj. Telefoni gjithashtu mund të kthehet në roaming nëse ka një volum të lartë të telefonuesve në vend. Imagjino nës je i rrethuar me shtylla telefoni kurse shtylla e telefonit prej nga telefoni juaj merr valët është jashtë shtrirjes së valëve të veta. Në vend së të të ndërprehet lidhja apo të bllokohësh pa valë telefoni juaj kthehet në roaming duke pranuar valët e një provajderi tjetër gjë që nganjëhërë mund të ndodhë që të të kushtoj më shumë se sa një thirrje e zakonshmë duke përdorur valët tuaja.

Në mënyrë që valët e një telefoni mobil të transferohen në valët tjera disa procedura duhet të kryhen. Gjëja e parë, e domosdoshme për ndërthurje roaming është që shërbimi i telefonis tuaj duhet të ketë roaming marrëveshje me rrjetin që ti ke hyrë në të.

Tarifa

Redakto

Tarifat e roaming tradicionalisht paguhen me parimin bazë “për minut,, dhe në mënyrë tipike llogariten nga plani i çmimeve të shërbimit tuaj. Shumë shërbime telefonie e kanë eliminuar planin e çmimeve për tarifën gjithëkombëtare. Të gjithë shërbimet e mëdha telefonike tani ofrojnë planin e çmimit që i lejon konusmatorët të blejnë një shumë mujore me minuta që do ti përdorin pa shkaktuar pagesë për roaming. Si do që të jetë konsumatorët duhet të jenë të vetëdijshëm se shërbimi i definuar si ‘gjithëkombëtarë’ është i ndryshëm. Psh. disa shërbime më ‘gjithëkombëtarë’ përcaktojnë (dmth) gjithkund në vend, përdërisa të tjerët don të thonë gjithkund ku ka mbulim me valët e po atij shërbimi apo operatori telefonik. Ju gjithashtu duhet të verifikoni operatorin tuaj telefonik për tu informuar lidhur me planet për roaming pa pagesë apo me mënyrat e tjera të funksionimit të roaming.

Detaje

Redakto

Detajet e metodës së përdorimint të roaming ndryshojnë në mes të rrjeteve të telefonive, por në përgjithësi metoda e përdorimit është e ngjashme me këtë:

  1. Kur telefoni mobil transferohet përmes ‘kalimit’ në rrjetë, ky rrjet që mobili kalon në të e sheh dhe e heton atë se ky nuk është një telefon mobil i regjistruar në sistemin e tij, kështu që sistemi i shërbimit të asaj telefonie përpiqet ta identifikoj shërbimin bazë të atij telefoni që ka hyrë në rrjet. Nëse nuk ka roaming marrëveshje në mes të dy rrjeteve atëhërë nga telefoni juaj thirrja është e pamundur sepse ju refuzoheni të përdorni rrjetin e atij operatori të telefonis mobile që ju po vizitoni.
  2. Shërbimi i rrjetit e kontakton shërbimin bazë dhe kërkon informata për shërbim rreth përdorimit të (identitetit internacional të operatorit të telefonis mobile) numrit të telefonit duke përfshirë edhe kërkimin e informatave se a duhet të lejohet të ndërthuret (roaming) apo jo.
  3. Nëse keni sukses (i referohem pikës 2), rrjeti që ju vizitoni fillon të mbajë disa të dhëna të përkohëshme lidhur më telefonin tuaj. Gjithashtu shërbimi bazë i rrjetit tuaj i freskon të dhënat e tij që tregon së telefoni juaja është në një rrjetë mikpritës kështu që cdo thirrje që bëhët në atë telefon mund të bartët (ridrejtohet) më korrektësi dhe përdoruesi të mund ti pranoj thirrjet pa problem.

Ridrejtimi i thirrjes

Redakto

Kur një thirrjë bëhet në telefon mobil roaming, rrjeti telefonik do ta bartë thirrjen tek rrjeti i shërimit tuaj telefonik përderisa aty është numri i juaj i regjistruar. Shërbimi i juaj i telefonis bazë është përgjëgjës për ta bartur (ridrejtuar) thirrjen tek rrjeti mikpritës. Për këtë kërkohet që rrjeti mikpritës të këtë përkohësisht një numër të telefonit në rrjetin e tij për ta transferuar thirrjen tek telefoni juaj mobil. Sapo të përcaktohet ky numër shërbimi bazë i telefonis tuaj i kalon thirrjet tek ai numër i përkohëshëm ku thirrjet mbarojnë aty. Rrjëti mikpritës pastaj e bartë këtë thirrjë tek telefoni juaj mobil.