Hape menynë kryesore

Robert Bisha lindur në Vau e dejës (Shkodër) në vitin 1984. Pianist,improvizues kompozitor dhe poli instrumentist.

Robert Bisha
Lindi më Gusht 1984
Vendlindja Vau Dejës , Shkodra
Profesioni pianist, improvizues, kompozitor, multi instrumentist
Vitet aktiv 2003 -
Çmime Premio Pertini, David Di Donatello

Kritika e ka vlerësuar si improvizues i veçant, virtuoz i pianos.

Zhvendoset ne Itali ku kryen studimet dhe diplomohet ne pianoforte. Nis karrierën e tij artistike duke propozuar kompozimet origjinale te tijat dhe duke kompozuar per kinema dhe teater. Fiton çmime të para, Premio Pertini, si kompozitor dhe ekzekutues. Në 2012 çmimin me te rendesishem kombetar Italian David Di Donatello për kolonën zanore të filmit Anija i drejtuar nga R.Sejko ne bashkepunim me Istituto Luce. Për disa vite ka qenë pjesë e kompanisë teatrale eksperimentale Aion Teatër me bazë në Rome. Kompani në të cilën Robert Bisha kishte kryesisht rolin e kompozitorit.

Ka përfaqësuar në disa raste Shqipërinë në skenat ndërkombëtare duke u bërë per elitat intelektuale te evropes perendimore shpesh herë një pike riferimi artistike.

Në Shqiperi është një figurë poliedrike qe ska ekzistuar me pare dhe njëkohësisht e vështirë për ta kanalizuar vetëm në një zhanër muzikor.

Kërkimet e tija muzikore gjejnë interes në shumë dimensione; duke u nisur nga mekanizmat bazike të folklorit deri tek linguazhet e muzikës bashkëkohore evropiane.

Në piano solo projekti i tij 'Ritual Moods' sjell elemente kompozitive nga me te ndryshmet duke i dhënë një identitet të fortë dhe unik dhe duke e veçuar atë. Elementet e eposit verior dhe ato jugor; Përkthimi i instrumentave të folklorit të instrumentin Piano; ritmet e pasura ballkanike, mesdhetare; janë vetëm disa nga elementet që Robert Bisha përpunon duke iu referuar folklorit të tokës së tij.

I pari që propozon një koncert tërësisht të improvizuar në historinë e Shqipërisë në Teatrin e operas dhe të baletit në Tiranë duke konsideruar improvizimin si kompozim istantan, i çastit. Dhunti kjo vetëm e improvizuesve të një niveli të lartë të perceptimi muzikor. Përveç koncerteve në Evropën perëndimore rendesi politike ndërgjegjësuese ka spostimi i tij për një koncert në Shkup ku, larg reflektoreve të mediave dhe të politikës vendim marrese, perfaqeson Shqipërinë në festivalin white night Fest. Poashtu, në 2018 ne festivalin me të rëndësishëm të shtetit fqinjë Maqedonia e Veriut, Ohrido Leto është i pari kompozitor Shqipetare që luan në piano solo me kompozime e tija, duke thyer kështu një rregull shume vjeçar që festivali mban.

Ka luajtur në skenat më të rëndësishme të Evropës si në festivalin Les nuits de fourvière Les në Lion të Francës. I ftuar në festivalin SponzFest te kantautori me të rëndësishëm Italian Vinocio Capossela me të cilin edhe ka bashkëpunuar në skena të rëndësishme.

Në workshop-et e tija që mban në konservatorët e evropës shpesh ka përfaqësuar edhe traditën e kompozitorëve Shqipëtare. Në drejtimin artistik të festivalit Fustanella Festival që mbahet çdo vit me bazament në Gjirokastër ka ftuar përkrah tij instrumentistë si Michel Godard, tubist i orkestres intercontemporaine të drejtuar nga Pierre Boulez. Aktualisht bashkepunon me korin albanianIso-polyfonich choir me projektin 'Fryme' i cili konsiderohet nga kritika si një projekt krejtësisht i veçantë dhe origjinal.

"Muzika është kombinim tingujsh brenda shumë formave. Forma pasi gjindet duhet eliminuar për te ardhur tek tingulli në mënyre direkte. Njeriu ka nevojë për formën statike, fikse vetëm kur nuk është gjithnjë n'kërkim t'vet vetës ; kjo ndodhe edhe kur format janë të shumta" deklaron Robert Bisha

Një fraze nga Robert Bisha është : "Il suono è, vive tra due silenzi" që do të thotë "Tingulli është, jeton midis dy heshtjeve".