Robin Krasniqi
Haxhi Krasniqi i njohur si Robin Krasniqi, është bokser profesionist me prejardhje nga Kosova i cili mbron ngjyrat Gjermane i cili u shpall kampion bote për peshat mesatare në vitet 2013.
Biografia
RedaktoI lindur më 1 Prill 1987 në Junik, mirëpo u shpërngul së bashku me familjen e tij në Mynhen të Gjermanisë në moshë të re gjatë Luftës në Kosovë.[1]
Kariera Profesionale
RedaktoKrasniqi bëri debutimin e tij prifesional më 20 Tetor 2005, duke humbur kundër Seven Haselhuhn në rundin e katërt. Në ndeshjen e tij të tretë më 5 Janar 2006 ai humbi edhe një ndeshje në katër runde kundër Adrian Cerneaga.Krasniqi do të shpenzonte afërsisht shtatë vite i pamposhtur, duke fituar World Boxing Organisation dy herë për peshat mesatare. Më 20 Prill 2013,ai bëri përpjekjen e parë për Titull Bote, duke humbur në rundin e dymbëdhjetë kundër kampionit Nathan Clevery. Shansi i dytë për titull bote iu dha më 21 Mars 2015 por këtë herë kundër kampionit në World Boxin Association Jürgen Brähmer ku Krasniqi ndaloi në rundin e nëntë në finale. [2] [3]