Roka (Nartë)
Rokë (greqisht: Ρόκκα/Rókka) është fshat në qarkun i Nartës, Greqi.
Rokë
Ρόκκα | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Rokat |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Roka kufizohet me Filipjadhën, nga jugu me Panajanë, nga perëndimi me Halqidhën dhe nga lindja me Grebenicën e lumin e Nartës.
Toponimet të fshatit Rokë:(Para vitit 1923)[1]
- Anëlumja - ara buzë lumit, në JL.
- Ar’ e Buzos - arë, në J.
- Ar’ e Hoxhë Gegës - arë, në V. Ka qënë pronë e hoxhës së fshatit me prejardhje nga Shqipëri e Veriut.
- Ar’ e Madhe - arë, në J.
- Arat e Lumit - ara në buzën e lumit Narta, në L.
- Dajreja - arë e cila mbillej oriz, në J.
- Fush e Vogël - ara, në J.
- Gur i Zogut - arë, në V.
- Karakolli - ish postë kufitar greko-osmane pas pushtimit të Nartës nga grekët (1880), në VL.
- Klish e Shënkollës - kishë, në VL.
- Lis i Quqes - arë, ku ka qënë një lis i madh, në V.
- Livadh i Bukur - kullotë, në V.
- Lum i Nartës - lum i Nartës rreth 2 km. Në lindje të fshatit.
- Mejtepi - ndërtesë e ish shkollës fillore turke, në qëndër.
- Nanëbardha - varr i vjetër i një plake, në J. Mundet që plakën e kanë quajtur Bardhë, ose ndoshta ka vdekur e lumtur se ka parë ditë të bardha, apo ka qenë e bardhe nga shpirti?
- Pus i Plakut - pus i vjetër, në V.
- Pus i Xhamisë - rrap i madh nën hijen e të cilit lozin fëmijet.
- Ur’ e Nartës - urë me harqe mbi lumin e Nartës, në L.
- Varret e Vjetër - varrë, në P.
- Varret e Xhamisë - varre në periferi të xhamisë.
- Varr i Grekut - varr i një ushtari grek të vrarë më 1912, në L.
- Varr i Shehitit - varr i vjetër, në J.
- Vau i Mirë - arë në buzen e lumit të Nartës, në L.
- Xhami a Bajraktarit - xhami me minare, në qendër.
- Zhapla - arë, në V.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 408. Tregoi: Sulejman Alush Meço, 80 vjeç, punëtor, autodidakt nga fshati Rokë i Llurit (Filipjadhës) sot banon në Durrës. Durrës, më 31.10.1975..