Roland Lushi ka lindur në Korçë, më 15 maj 1955. Ka mbaruar shkollën e lartë, dega Gjuhë-Letërsi, në Universitetin "Aleksander Xhuvani", Elbasan. Deri në vitin 1990 ka punuar në RTSH. Pas vitit 1990, drejton Shtëpinë Botuese "ADA" dhe boton revistën letraro-artistike "OBELISK". Është autor i filmit vizatimor për fëmijë "Kampioni", i librit "Lepurushi me nr.9-të dhe bashkautor në librin "Historiku Euro-2008". Bashkautor në librin "100 poetë për dashurinë ". vëllimi i parë. Ka përgatitur vëllimin e dytë, të tretë e të katërt të albumit poetik "100 poetë per dashurinë". Ka përgatitur disa " Antologji poetike" si dhe është redaktor i disa vëllimeve me poezi e prozë.

Burimi i të dhënaveRedakto