Rolat me margarinë
Përbërësit:
2 vezë, 250 g margarinë, 100 g çokollatë, 250 g sheqer, 150 g arra të copëtuara, 150 g rrush të thatë, lëng limoni.
Përgatitja:
Në zjarr të qetë i përzieni 2 vezë, 250 g margarinë, 250 g sheqer, 100 g çokollatë dhe lëngun e limonit. Masës së bashkuar i shtoni 150 g arra të copëtuara, 150 g rrush të thatë. Kur gjithçka të përzihet, përgatisni kremin dhe jepni formën e roletës. Nga kjo masë fitohen tri rolata, më pas i fusni në frigorifer dhe i lini të forcohen.