Rolling Stones
The Rolling Stones është një grup muzikor anglez i rrymës rok, i formuar në Londër në vitin 1962. Pjesëtarët fillestarë të grupit ishin Brian Jones (kitarë, harmonikë), Ian Stewart (piano), Mick Jagger (vokalist, harmonikë), Keith Richards (kitarë), Bill Wyman (kitarë bas) dhe Charlie Watts (bateri). Jones u largua nga grupi një muaj para ndarjes së tij nga jeta në 1969-n, e paraprakisht ishte zëvendësuar nga Mich Taylor, i cili u largua në vitin 1975. Që nga ky vit Ronnie Wood ka qenë kitarist i grupit, krahas Richards. Me largimin e Wyman në 1993-n, Darryl Jones ka qenë basisti kryesor. Stewart u distancua zyrtarisht nga grupi në vitin 1963, por vazhdoi të luante në piano deri në vitin 1985 kur u nda nga jeta. Të tjerë artistë të njohur që kanë luajtur në tastierë kanë qenë Nicky Hopkins, aktiv që nga viti 1967 deri në 1982; dhe Chuck Leavell, aktiv që nga viti 1982. Lideri i parë i grupit ka qenë Jones, por pasi u deklaruan si shkruesit e teksteve të këngëve të grupit, Jagger dhe Richards ishin liderët de fakto të bandës. [1]
The Rolling Stones ishin pararojë e pushtimit të bandave britanike që fituan popullaritet të madh në Shtetet e Bashkuara në vitet 1964-65. Fillimisht të njohur për flokët e gjatë po aq sa për muzikën që ata luanin, grupi identifikohet me kundërkulturën e re dhe rebele të viteve 1960. Ata e bënë muzikën bluz pjesë të rok & roll dhe ndryshuan fokusin e kulturës bluz, duke e shndërruar atë në një rrymë më pak të sofistikuar që deri atëherë përfaqësohej vetëm nga artistë si Muddy Waters, autor i "Rollin' Stone", këngë prej së cilës mori emrin grupi. Pas një periudhe të shkurtër eksperimentimi muzikor që arriti kulmin me albumin e rrymës psychedelic Their Satanic Majesties Request (1967) që nuk u prit shumë mirë, grupi u rikthye në rrënjët bluz me albumin Beggars' Banquet (1968), i cili - së bashku me albumet që e ndoqën, Let It Bleed (1969), Sticky Fingers (1971) dhe Exile on Main St. (1972) - konsiderohet si albumi më i mirë i grupit dhe ato vite si vitet e arta të Rolling Stones. Muzikologu Robert Palmer "kohëzgjatjen" e bandës ja atribuon faktit se muzika e tyre 'është e rrënjosur në të vërteta tradicionale, në muzikë bluz-ritmik dhe soul' ndërsa 'mjaft tinguj modern pop kanë ardhur e ikur pa lënë gjurmë'.
Grupi vazhdoi të lançonte materiale muzikore mjaft të suksesshme gjatë viteve 1970 dhe arritën të shisnin kopje të shumta albumesh, ku Some Girls (1978) dhe Tattoo You (1981) ishin albumet e tyre më të shitur në të gjithë botën. Në vitet '80, një zënkë midis Jagger dhe Richards për drejtimin muzikor të grupit shkaktoi ndarjen e grupit por pas pak kohe ata arritën të sqaronin gjithçka dhe patën një rikthim të madh me albumin Steel Wheels (1989), i cili u pasua nga një turne i madh në stadiume. Tradita e bandës për pasimin e albumeve me turne nëpër stadiumet më të mëdha vazhdoi edhe gjatë viteve 1990 dhe 2000. Banda ka arritur të realizojë katër prej koncerteve me të ardhura më të larta të të gjitha kohërave (Turneu Voodoo Lounge (1994-95), Turneu Bridges to Babylon (1997-99), Turneu Licks (2002-03) dhe Turneu A Bigger Bang (2005-07)).
The Rolling Stones në vitin 1989 u bënë pjesë e Hollit të Famës së Muzikës Rok & Roll dhe në vitin 2004 pjesë e Hollit të Famës së Muzikës në Mbretërinë e Bashkuar. Revista Rolling Stone i klasifikoi të katërtit në listën e 100 artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe shitjet mesatare të albumeve të tyre arrijnë shifrën e 250 milionë. Ata kanë lançuar 29 albume në studio, 19 albume nga performanca drejtpërsëdrejti dhe një numër të madh përmbledhjesh të këngëve më të mira. Let It Bleed (1969) ishte albumi i parë nga 5 albume rradhazi që u cilësua si më i miri në Mbretërinë e Bashkuar. Sticky Fingers (1971) ishte albumi i parë nga 8 albume rradhazi, që u cilësua si më i miri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2012, banda festoi 50 vjetorin e krijimit.
Diskografia
Redakto- The Rolling Stones (1964, UK)/England's Newest Hit Makers (1964, US)
- The Rolling Stones No. 2 (1965, UK)/ 12 X 5 (1964, US)
- The Rolling Stones, Now! (1965, US)
- Out of Our Heads (1965, UK)/ Out of Our Heads (1965, US)
- December's Children (And Everybody's) (1965, US)
- Aftermath (1966, UK)/Aftermath (1966, US)
- Between the Buttons (1967, UK)/ Between the Buttons (1967, US)
- Their Satanic Majesties Request (1967)
- Beggars Banquet (1968)
- Let It Bleed (1969)
- Sticky Fingers (1971)
- Exile on Main St. (1972)
- Goats Head Soup (1973)
- It's Only Rock'n Roll (1974)
- Black and Blue (1976)
- Some Girls (1978)
- Emotional Rescue (1980)
- Tattoo You (1981)
- Undercover (1983)
- Dirty Work (1986)
- Steel Wheels (1989)
- Voodoo Lounge (1994)
- Bridges to Babylon (1997)
- A Bigger Bang (2005)
- Blue & Lonesome (2016)
- Hackney Diamonds (2023)
Lidhje të Jashtme
RedaktoReferime
Redakto- Bockris, Victor (1992). Keith Richards: The Biography. Poseidon Press. ISBN 9780671700614.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Booth, Stanley (2000). The True Adventures of the Rolling Stones. Chicago Review Press. ISBN 9781569765791.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Coral, Gus; Hinckley, David; Rodman, Debra (1995). The Rolling Stones: Black & White Blues. Atlanta, Georgia: Turner Publishing Inc. ISBN 9781570361500.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Egan, Sean (2013). The Mammoth Book of The Rolling Stones. London: Robinson. ISBN 9781780336466.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Stampa:Gilliland
- Greenfield, Robert (1981). The Rolling Stone Interviews: Keith Richards. New York: St. Martin's Press/Rolling Stone Press. ISBN 9780312689544.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Jagger, Mick; Richards, Keith; Watts, Charlie; Wood, Ronnie (2003). According to the Rolling Stones. San Francisco, California: Chronicle Books. ISBN 9780811840606.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Marshall, Jim (2012). The Rolling Stones 1972. San Francisco, California: Chronicle Books. ISBN 9781452121802.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: The Rolling Stones. |
- ^ "The Rolling Stones Through the Ages" (në anglisht). ALTOSAXO Music. Marrë më 4 maj 2020.