Roman Opałka
Roman Opałka Piktor polak. I lindur në Francë në vitin 1931 nga prindër polakë, Roman Opalka u kthye në Poloni në vitin 1935, por bashkë me familjen u deportua nga nazistët në Gjermani në vitin 1940. Ai u vendos përfundimisht në Francë në vitin 1977 pas qëndrimeve në Poloni, Gjermani dhe SHBA. Roman Opalka njihet kryesisht për veprën e tij "1965/1 në pafudësi" - një seri telajosh me dimension të njëjtë ku vendoste që prej vitit 1965 numra në rend rritës duke filluar nga "1" dhe që ishin njëherazi një dokument për kohën dhe përkufizimin e saj.
Ai pikturonte vetëm pesë telajo në vit me titull "Detaj". Veprat e tij janë pjesë e koleksioneve të përhershme të Qendrës Pompidou në Paris, të Los Angeles County Museum, të Kunsthalle në Hamburg, të MOMA në New York, të Muzeut të Artit në San Paulo dhe në shumë muze polakë. Vepra e tij e fundit, sipas një marrëveshje me artistin, ndodhet në muzeun e artit modern të Lodz (qendër) ku është ekspozuar edhe tabloja e parë e këtij cikli.