Romeo Çollaku (Sarandë, 1973) është poet, prozator dhe përkthyes shqiptar.

ka studiuar gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Gjirokastrës. Ka botuar trembëdhjetë libra me poezi, prozë e përkthime nga letërsia greke dhe franceze. Është vlerësuar me çmimin e revistës "Aleph" për përkthimin në vitin 2000, si dhe me çmimet kombëtare "Fan Noli" (për përkthimin, 2007) dhe "Mitrush Kuteli" (për tregimin, 2009). Shumë pjesë nga krijimtaria e Çollakut janë botuar nëpër antologji e revista letrare në gjuhët anglisht, bullgarisht, frëngjisht, greqisht dhe gjermanisht. Çollaku është autor i librave: "Zemër virgjine", "Ar e fosfor", "Gjithë diell e natë", "Kumbaraja e kohës", "Për shtegtarët e pak metrave katrorë".