Rosetta Douglass-Sprague (lindur në 24 qershor 1839-1906) ishte një mësuese dhe aktiviste afro-amerikane. Ajo ishte një prej themelueseve të Shoqatës Kombëtare për Gratë me ngjyrë. Babai i saj ishte Frederick Douglass.[1][2]

Fëmija i parë i Frederick Douglass: Rosetta Douglass Sprague

Rosetta ishte vajza e Anna Murray-Douglass dhe Frederick Douglass në 1839, në Bedford, Masaçusets. [2][3][3] Kur ishte 5 vjeçe, ajo u shpërngul me prindërit në Lynn, Masaçusets. Ajo ishte më e madhja e 5 fëmijëve. Rosetta ksihte trashëguar sensin kritik të babait të saj dhe luftonte vazhdimisht kundër pabarazisë gjinore që prevalonte në periudhën kur ajo jetoi. Kur ajo ishte 6 vjeçe qëndroi me Abigail dhe Lydia Mott nga Albany e Nju-Jorkut. Abigail i mësoi asaj shkrim e këndim, ndërsa Lydia i mësoi të qepurit. Në moshën 11 vjeçare ajo asistoi të atin në faqosjen e gazetës. Në 24 dhjetor 1863 ajo u martua me Nathan Sprague. Bashkëshorti i saj ishte një skllav asokohe dhe jo i arsimuar mjaftueshëm, ndaj shpesherë përpiqej për të gjetur një punë. [4][2] Ajo nuk e miratoi martesën ndër raciale të babait të saj pas largimit nga jeta të mamasë së saj. Ajo pati rreth 7 fëmijë si dhe shumë nipër e mbesa.[5]

Edukimi

Redakto
 
RosettaDSprague1902

Në 1845 institucioni arismor Rochester Board of Education i mbylli dyert e shkollës për studentët me ngjyrë. Frederick Douglass e dërgoi Rosettën në një shkollë private dhe refuzoi ta dërgonte atë në një shkollë vetëm për fëmijët me ngjyrë, e cila u hap nga institucioni i Rochester. Në 1848 Rosetta u pranua në Seminarin Seward në Rochester, Nju-Jork. Roseta ndihej shumë e diskriminuar nga studentët e bardhë teksa ajo ndiqte studimet, dhe babai i saj foli kundër këtij fenomeni në gazetën e tij. [2] Ajo ndoqi gjithashtu kolegjin Oberlin si dhe shkollën Salem Normal në New Jersey.[2]

Karierra

Redakto

Douglas punoi si mësuese, por më pas ajo u martua dhe u kthye në shtëpiake. Ajo shkruajti publikimin My Mother as I Recall her në 1900, po ashtu dhe letrën What Role is the Educated Negro Woman to Play in the Uplifting of Her Race? [6]

Aktivizmi

Redakto

Douglass punoi përkrah babit të saj dhe kishte një sens të theksuar për çështjet sociale. [2]Ajo këshilloi babain e saj që të refuzonte mandatin e presidentit pranë korporatës private Freedman's Bank. Ajo u bë më vonë një nga themelueset e Shoqatës Kombëtare për Gratë me ngjyrë. [2]

Referime

Redakto
  1. ^ "Rosetta Douglass Sprague". University of Rochester Frederick Douglass Letters Project - River Campus Library. River Campus Library. Marrë më 15 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c d e f g Temple, Christel (2010). Thompson, Julius; Conyers, James; Dawson, Nancy (red.). The Frederick Douglass encyclopedia. Santa Barbara, Calif.: Greenwood Press. ISBN 978-0313319884. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Culp, Daniel (1902). Twentieth Century Negro Literature: Or, A Cyclopedia of Thought on the Vital Topics Relating to the American Negro. J. L. Nichols & Company. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Sterling, Dorothy (1984). We are Your Sisters: Black Women in the Nineteenth Century. W. W. Norton & Company. ISBN 978-0393316292. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Vaughn, Valeria. "Descendants of Frederick Douglass". US GenWeb Archives. US GenWeb Archives. Marrë më 15 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Yellin, Jean; Bond, Cynthia (1991). The Pen is Ours: A Listing of Writings by and about African-American Women Before 1910 with Secondary Bibliography to the Present (bot. 1st). Oxford: Oxford University Press. fq. 150. ISBN 978-0195062038. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto