Rrëfimi i një budallai
Rrëfimi i një budallai (anglisht: The Confession of a Fool) është një roman nga August Strindberg që e shkruajti në gjuhën franceze dhe së pari doli nga botimi në vitin 1885 në Francë me titullin Plaidoyer d'un fou. I përkthyer në gjuhën suedeze romani botohet së pari në vitin 1914. Romani u përkthy përsëri në vitin 1976 pasi dorëshkrimi origjinal u rigjet. Romani është një autobiografi letrare që bazohet në një përshkrim të tij në martesën fatkeqe me Siri von Essen. Në kohën kur libri u shkrua Strindbergu u deklarua i sëmurë nga një mjek zviceran. Me këtë apologji dëshiron shkrimtari të jep një pasqyrë për martesën dhe veprimin e ishbashkëshortës së tij.