Rrëmbimi i Europa (1632) është një pikturë e rrallë e Rembrandt Harmenszoon van Rijnit e cila ka për bazë një temë mitologjike. Piktura është në vaj dhe gjendet në Muzeun J. Paul Getty Museum. Frymëzimi për pikturën buron nga vepra Metamorfozë e Ovidit, një pjesë e së cilës tregon historinë e joshjes dhe rrëmbimit të Evropës nga Zeusi. Piktura paraqet një skenë në të cilën, në ujërat bregdetare Evropa rrëmbehet nga një dem, ndërsa miqtë e saj mbeten në breg të tmerruar. Rembrandti i sintetizoi njohuritë e tij për literaturën klasike me njohurit e tij të kohës së vet, për të krijuar këtë vepër alegorike. Përdorimi i një miti të lashtë për të dhënë një mendim bashkëkohor dhe portretizimi i tij i skenës duke përdorur stilin e lartë të barokut janë dy aspekte të fuqishme të kësaj vepre.

Rrëmbimi i Evropës - Rembrandti

Shih edhe

Redakto