Rrëzoma është zonë gjeografike në pjesën veriore të rrethit të Sarandës, në të dy anët e rrjedhjes së mesme të lumit të Kalasës. Në kuptimin e ngushtë etnografik Rrëzoma quhet vetëm bregu i majtë i rrjedhjes së mesme të Kalasës me 7 fshatra, të cilët përbëjnë një fshat të bashkuar me qendër në Vergo. Nga ana gjeografike Rrëzoma shtrihet në një luginë sinklinale, e vendosur midis malit të Lavanit në perëndim dhe malit të Lucës dhe Pilloit në lindje. Klima është e ngrohtë dhe e lagësht. Nga ana etnografike bën pjesë në Labëri.