Rri zgjuar
Rri zgjuar është një film shqiptar me regji dhe skenar të Blerime Topalli. Fabula e filmit ka në qëndër historinë e dy familje emigrante, njëra nga Kosova dhe tjetra nga Serbia dhe përballjen e tyre të dhunshme kur në Jugosllavi shpërthen konflikti. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1999 në Bronx, New York dhe në ankthin e ruatjes së identitetit kombëtar në Amerikën multi-etnike, Miroshi kosovar dhe Gresori Serb, dikur miq të ngushtë, kthehen në armiq të betuar, brenda një lufte nacionaliste. Beteja mes tyre përshkallëzohet në një luftë publike në rrugët e qytetit kur Lili, vajza e Miroshit dhe Kosta, djali i Gregorit, përjetojnë një romancë dhe hartojnë një plan për tu arratisur drejt një jete më të mirë. Kjo luftë do të lidhë fatet e familjeve të tyre, nëpërmjet të njëjtës dhunë, të cilës ishin munduar t’i shpëtonin duke braktisur Jugosllavinë.
Regjisori dhe ekipi
Redakto- Regjia dhe skenari: Blerime Topalli
- Në Role:
- Fotografia: Spencer McDonald
- Montazhi: Agustin Rexach Martin
- Muzika: Camila Arnold
- Zëri: Art Wood
- Skenografia: Rahman Colson
- Producent: Blerime Topalli
Referime
Redakto- ^ Katalog festivali i 13-të i Filmit Shqiptar (2012) nga Qendra Kombëtare e Filmit
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 19 mars 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)