Rrjeti endoplazmatik
Rrjeti endoplazmatik [R.E.P]
RedaktoKy rrjet eshte nje sistem cipash qe formojne : kanale, fshikeza e cisterna. Hapesirat e pjeseve te ndryshme te REP lidhen midis tyre dhe formojne nje sistem cipash unik. Ky sistem lidhet drejtpersedrejti me dy cipat e mbeshtjelles berthamore. Ai perfaqeson membranen me te madhe brenda qelizore. Ai luan rol te rendesishem ne sintezen e makromolekulave qe perdoren ne biosintezen e organeleve te tjera qelizore, keshtu qe njohja e struktures dhe e funksioneve te tij jep nje ndihmese te madhe ne njohjen e organeleve te tjera qelizore.
Nder funksionet kryesore te REP permendim:
Redakto- Sinteza e proteinave, karbohidrateve, dhe lipideve nga membranat e REP - Rezervues REP mund te permbaje molekulat e sintezuara, ose te thithura nga citosol, pa e prekur veprimtarine tjeter te qelizes - Transpotues i materialeve te cilat mund te levizin nga një vend ne tjetrin ne REP
Gjate vezhgimit te qelizes me ane te mikroskopit elektronik mund te dallohen dy zona te REP-it, granulare (kokrrizor) dhe jo-granulare (te lemuar).
REP kokrrizor
RedaktoREP kokrrizor quhet keshtu sepse ka ne membranen e tij Ribozome te cilat kryejne sintezen e proteinave. Ai eshte i ndertuar nga trajsta te qujtura cisterna që e kane gjatesine e lumenit 20-30nm. Ribozomet gjenden vetem ne anen e jashtme te REP-it kokrrizor, dhe asnje rast ne anen e brendshme, kjo tregon per funksionin asimetrik te membraneve te REP-it kokrrizor. REP-kokrrizor merr pjese ne modifikimin kimik te ketyre proteinave, ne paketimin e tyre,si edhe ne destinacione te tjera si ne Aparatin e Golxhit .Vargu proteinik i sintetizuar nga ribozomet, futet ne cisternat e REP-it kokrrizor ku aty pas nje sere procesesh proteinat marrin strukturat sekondare ose terciare. Disa prej tyre kryejne ne brendesi te REP-it funksionet enzimatike disa te tjera lidhen me karbohidrated per te formuar glukoproteinat. Shume proteinat te prodhuara nga REP paketohen ne fshikeza te vogla membranore te cilat shkeputen nga maja e cisternave. Keto fshikeza me pas transportohen nga REP per ne Aparatin e Golxhit. REP-korrizor sherben edhe si sistem qarkullues qe transpoton lende te ndryshme ne brendesi te qelizes.REP-kokrrizor ka rendesi sidomos per proceset e kembimit te brendshem, sepse zmadhon siperfaqet e qelizes, e ndan ate ne pjese, qe dallohen fizikisht dhe kimikisht , dhe siguron vecimin e sistemeve enzimatike qe nga ana e tyre, kryejne dhe bashkerendojne te gjitha reaksione biokimike qe kryhen ne qelize.
REP i lemuar
RedaktoMe siper folem per REP-in kokrrizor ndersa ne REP-in e lemuar nuk kemi ribozome ne membranen e tij. Funksioni i tij kryesor eshte sinteza e lipideve (yndyrave) dhe i karbohidrateve.
Nder funksionet kryesore te tij jane
Redakto- Sinteza e hormoneve steroide, sic eshte testosteroni (hormonet seksuale mashkullor) si edhe hormonet esterogjene (hormonet seksuale femerore) ne qelizat e organeve seksuale.
-Sinteza e lipideve dhe karbohidrateve per rritjen e membranes qeizore, REP-it membranes se berthames, Aparatit te Golxhit.
- Sintezen dhe depozitimin e glucideve dhe ne vecanti te triglicerideve ne melci dhe ne qelizat dhjamore
- Intoksikimin e ilaceve ne REP te lemuar i cili punon me ane te solubilizmit qe fillon me nje seri reaksionesh oksidimi qe fillojne me nje komplet proteinash te quajtura P-450. Kjo kryhet ne melci dhe qelizat e veshkave.
- Sintezen dhe depozitimin e joneve kalcium (Ca+), ose te molekulave te medha nga citosoli. Jonet e kalciumit depozitohen ne REP te lemuar ne qelizat nervore, qelizat e muskujve etj.
Ne qelizat e ndryshme raporti ndermjet REP-kokrrizor dhe atij te lemuar varet nga tipi i qelizave, si edhe aktiviteti i tyre. Keshtu p.sh. ne qelizat seksuale ne te cilat prodhohen hormone steroide gjendet me shume REP i lemuar, ndersa ne qelizat e pankreasit qe prodhojne enzima tretese gjendet REP-kokrrizor