Rrotulluesi kosovar me xhufkë
Rrotulluesi kosovar (me xhufkë) - Kosova Tumbler është një racë rrotulluese (akrobatike) e pëllumbave në Kosovë.
- Emri : Rrotulluesi kosovar(me xhufkë) - Kosova tumbler
- Grupi: Pëllumbat tumlorë
- Shoqatat/klubet:Nuk ka klub special
- Nr. i standardit evropian. Nuk është i regjistruar
- Madhësia e unazës: 07
Gjeneza:
RedaktoKultivimi dhe gjeneza i këti lloji të tumlave është Kosova. Është pasardhës i pëllumbit Ilir (Columba Ilirica) me një kryqëzim të ti me rrotulluesit turk (Takla). Nuk dihet saktësishtë se kur ka filluar të kultivohet ky lloj i tumlave, mirpo kjo lidhet me ardhjem e turqëve në Ballkant ë cilët kishin me vete lloje të ndryshme të pëllumbave për argëtimin e tyre. Jeton në të gjitha anët e Kosovës dhe në trajtën popullore quhet Talkagjyn që vie nga fjala turke takla – rrotullues, cirkël rrotullues; rrethi I plotë që bënë rrora gjatë lëvizjes. Nuk gjendet në regjistrin e standardit Evropian pasi që Kosova nuk ka qen shtet dhe si e tillë nuk ka pasur të drejtën e prezentimit të të racave kosovare.
Ndërtimi trupor:
RedaktoKa një madhësi të mesme duke u bazuar në standardin e përgjithshë të pëllumbave me një gjoks të fuqishëm dhe me trup të qëndrueshëm dhe elegant.
Përshkrimi i racës standarde:
Xhufka: mund të kuptohet si e madhe, e mesme dhe e mprehët. Gjatë fluturimit duhet të rrotullohet gjegjësishtë të bëjë nga një ose dy sallta duke e sjellur tër trupin në form të germës (O). cirkëli i rrotullimit fillon nga pika 1 dhe rrotullohet në rrethin e plotë duke u kthyer përsëri në pozicionin e pikës 1.
Koka: Duhet të jetë harkore dhe harku duhet të përfundoj në xhufkën e ti. Gjatësia trupore është 33 deri në 34 cm.
Sytë: Të bardhë të theksuar me rrema të rrallë (të kuqërremtë) të cilët fillojnë nga fundi i rrethit të syrit në drejtim të dritës së syrit.
Sqepi: Sqepi duhet të jetë i mesëm dhe me ngjyra të errëta. Në raste kur ngjyrat e kokës janë të lehta, mund që sqepi të jetë me ngjyrë lëkure (i bardhë -qumësht).
Qafa: Qafa duhet të jetë e mesme, por e ngritur lartë që të bënë përshtypjen e një pëllumbi krenar.
Gjoksi: I gjerë dhe i hedhur para.
Shpina: Harkore pas përfundimit të pjesës së qafës dhe pastaj nga pika horizontale fillon pika tjetër vetikale e cila përfundon në vien e bishtit.
Krahët: Krahë të gjatë dhe të qëndrueshëm të cilët qëndrojnë të fort mbi bishtin e ti.
Bishti: Vazhdon nga vija e shpinës dhe numëron 12 pupla të gjata dhe të gjera.
Këmbët: Të mesme dhe pa pupla.
Pupulat: Ka një izolim të mirë të trupit me pupla të shpeshta dhe të qëndrueshme.
Gabime eventuale: Kur ka një trup të dobët apo të shkurtër, kur e ka sqepin e shkurtë apo shumë të gjatë dhe kur nuk rrotullon.