Rruga e Dibrës ose Brodway
Rruga e Dibrës ose Brodway tregime të zgjedhura, Autori: Kostandin Dhamo. Botuesi: Toena. Faqet e librit 192.
Në euromaxin e letërsisë shqipe, përmbledhja me tregimet "Rruga e Dibrës" ose Broadway e shkrimtarit Konstandin Dhamo, përbën pavijonin narrativ me shqiptare; me personazhe e mjedise shqiptare të djeshme e prezente, me ide e filozofi të kohës.
Dhamo tregon, por nuk përpiqet të ndikojë me dhunë në veprimet, bëmat, mendimet, shijet, bindjet e personazheve apo të lexuesit; nuk e imponon lexuesin që të pranojë idetë, shijet, bindjet, qëndrimet e veta ndaj botës, jetës.
Ai e lë të lirë lexuesin që të ndalet aty ku i pëlqen, të dëgjojë ato që i duken më domethënëse e kumbuese, të aprovojë e disaprovojë, të kalojë me indiferentizëm zonat që atij i duken me pak interes. Dhamo gjithçka e jep reale, natyrshëm. Ai nuk ndreq me artin e tij, por emancipon, iluminon, të ndriçon rrugën, nuk të pajis me këmbë.